Standard.al

U hiqet patenta 15 shoferëve në Tiranë/ Shkak shpejtësia e lartë

0

Kontrolli i Policisë Rrugore është tashmë një rutinë që bëhet cdo fundjavë me radar në të gjitha rrugët urbane dhe interurbane të kryeqytetit.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se gjatë monitorimit me radar të rrugës interurbane Tiranë-Durrës-Tiranë, përgjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme, deri në orën 01:15 të mëngjesit të sotëm, u konstatuan 15 drejtues mjetesh me shpejtësi deri në 166 km/h, të cilëve ju tërhoq patenta. Ndërkohë që 14 drejtues mjetesh u ndëshkuan me masë administrative për shpejtësi dhe manovra të rrezikshme në rrugë.

këto kontrolle do vijojnë edhe në rrugët e brendshme të qytetit duke përdorur alkool testuesit, me qëllim parandalimin e drejtimit të mjetit nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.