“Nuk jap jetën për Bashën kryeministër e Metën president”, Kryemadhi mesazh dhe ambasadorëve: Mos ua pafshim bojën nëse…

0
101

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka qenë paraditen e sotme në Shkodër me strukturat e partisë së saj ku ka folur dhe për lëvizjet e fundit politike në vend, sidomos thirrjen e Metës ndaj popullit shqiptar për t’iu bashkuar në një tubim për demokracinë me 2 mars.

Kryemadhi u shpreh se nuk jep jetën që Basha të bëhet kryeministër apo që Meta të rrijë president, por që fëmijët e saj…

“Prandaj unë them që ne si LSI, unë Monika Kryemadhi angazhohem që jo vetëm të shërbej e përulur ndaj të rinjve të LRI-së, por ndaj të gjithë të rinjve shqiptar si një nënë që ushqen dhe jep jetën për fëmijët e saj.

Unë nuk kam ndërmend të jap jetën as për Lulzim Bashën që të bëhet kryeministër, as për Ilir Metën që të jetë President, unë e jap jetën time për fëmijët e mi që nëse dikush kërkon t’ju marri të ardhmen e tyre, prandaj 2 marsi ka nevojë për burrat dhe gratë shqiptare që duan fëmijët e tyre të jetojnë në Shqipëri, të jetojnë të lumtur si qytetarë europian sepse zoti nga ka bekuar me këtë vend të mrekullueshëm, me ujë, diell, malet, liqenet, detin, çdo gjë, na ka bekuar me të rinjtë dhe të rejat tanë, na ka bekuar me shqiponjën tonë, që nuk kanë qenë budallenj ata të tjerët që e vendosën si simbol në flamur.”

Ndërsa kishte edhe një mesazh për ambasadorët.

Monika Kryemadhi: “Data 2 mars është shumë e rëndësishme jo për ne, por për ndërkombëtarët, për të gjithë ata ambasadorë që kërkuan Komisionin e Venecias. Të gjithë ambasadorët dolën dhe thanë mos u zini, se kemi Komisionin e Venecias.

Nëse ka një të huaj apo një ndërkombëtar që bie dakord me falsifikimin e Etilda Gjonaj, që ka shansin të tregojë bashkëpunëtorët e saj që e shtrënguan për të ardhur në këtë pikë, atëherë jo vetëm turp për ata, por mos ua pafshim më bojën kurrë. Nëse këta ambasadorë janë mashtruar dhe janë gënjyer në mënyrë permanente dhe unë e besoj këtë të fundit, sepse është shumë e kollajshme që një qeveri t’iu imponohet trupit diplomatik sepse ambasadat këtu nuk punojnë as me opozitën dhe as me popullin. Ambasadat këtu punojnë me qeveritë dhe është normale sepse dhe ambasadat tona që janë në shtetet e tjera punojnë me qeveritë.”

Kryemadhi i paralajmëroi se rreziku që, sipas saj, sot kanos Shqipërinë shumë shpejt do të trokasë në dyert e shtëpive të tyre, duke shtuar se spaçatorët e Edi Ramës pasi të kenë mbaruar me fëmijën e fundit të shqiptarëve do të drejtohen në shkollat e europianëve.

Monika Kryemadhi: “Duhet të kuptojnë se rreziku, i cili sot kanos Shqipërinë shumë shpejt do të trokasë në dyert e shtëpive të tyre se të shtetit ka hyrë, por në dyert e shtëpive të tyre sepse spaçatorët e Edi Ramës pasi kanë përfunduar punë me fëmijët e shqiptarëve do të shkojnë tek fëmijët e tyre dhe në këtë botë çdo gjë lahet, asgjë nuk ngelet mangët sepse spaçatorët e Edi Ramës pasi të kenë mbaruar dhe me fëmijën e fundit të shqiptarëve do të drejtohen në shkollat e europianëve dhe nga Europa do të dalin në vende të tjera sepse i mbyllën sytë për kanabizimin e Shqipërisë në 2016-ën dhe sot jemi kështjella e pamposhtur e trafikut të kokainës, të heroinës dhe të shumë gjerave të tjera. Dhe normal që problemet do të vijnë duke u shtuar.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here