Standard.al

“Kur nxënësi ja kalon edhe mësuesit”/ Chelsea mposht në ‘Stamford Bridge’ Tottenham-in

0

Pas 4 ndeshjesh pa fitore në Premier League, Chelsea u rikthye te suksesi pasi mposhti në Stamford Bridge në derbin londinez Tottenham-in me rezultatin 2-1.

Mourinho u rikthye si kundërshtar në Stamford Bridge madje për herë në krye të një tjetër skuadre nga Londra, por u largua kokëulur, pasi në fund festoi Frank Lampard.

Ishte një fitore shumë e rëndësishme kjo për Blutë e Londrës në garën për një vend në Champions League, sukses që erdhi me golat e dy lojtarëve që ishin në listën e atyre që duhet të largoheshin në merkaton e janarit, Olivier Giroud dhe Marcos Alonso, spanjolli goditi edhe traversën nëpërmjet një goditjeje standarte ndërkohë që një autogol i Rudiger pak para fundit u duk sikur riktheu në lojë Spurs-at por vetëm kaq për Tottenham që vuajti mungesat e Son dhe Kane në sulm.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.