Denoncim nga Berisha/ Makinë 150 mijë euro dhuratë, Fatmir Xhafajt, nga bosi i arrestuar i lojërave të fatit…

0
93

Një qytetar ka denoncuar sot, një dhuratë prej 150 mijë eurosh, që i është bërë ish-Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, pikërisht nga një prej bosëve të lojërave të fatit, që u arrestua nga Policia e Shtetit gjatë një operacioni dy ditë më parë. Bëhet fjalë për një makinë me targa AA234 MF që biznesmeni i arrestuar Gramoz Murataj i ka dhuruar Xhafajt, me vëllanë e të cili ka qenë ortak në biznesin e shpallur tashmë sit ë paligjshëm.

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka publikuar denoncimin e qytetarit me këtë koment: “Denoncon dhuratën e Gramoz Muratit për Fatmir Xhafën: Një veturë të re! Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital.”

“Përshëndetje Doktor.

Gramoz Murataj është ortaku i vëllait të Fatmir Xhafës, Geronit, me të cilin kanë qenë bashkë në trafikun ndërkombëtar të drogës dhe në Vlorë, trafiqet dhe lojërat e fatit i kanë pasur bashkë.

Gramozi i Fatmir Xhafës i ka bërë dhuratë një makinë me targa AA 234 MF model g, 150 mijë euro.

Si e justifikon Xhafa këtë makinë?!”

Kujtojmë se gjatë operacionit “Fati i lojërave” u arrestua midis shumë të tjerëve edhe biznesmenit Gramoz Murati; iu sekuestruan 17 milionë lekë dhe iu gjetën 6 punonjës në të zezë, në lokalin e shndërruar në pikë bastes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here