Çfarë m*t shteti është ky…con deri në vetvarje babën e katër fëmijëve pse ka vjedhur 10-euro….

0
96

Çfarë m*t shteti eshte ky, qe con deri ne vetvarje baben e kater femijeve pse ka vjedhur 120 mije leke te vjetra, konvertuar jane 100 dollare, per kater muaj ne paraburgim i binte 25 dollare ne muaj.

Nga Edmond Arizaj 

Jam i sigurte qe jo. Nuk kishte arsye pse ta njihnit. Arritja e tij me e madhe ne jete dukej qe ishte berja e kater femijeve. Arriti te dilte ne media vetem pasi vari veten sot brenda paraburgut 313, atij te frikshmit, aty ku futen gjithe kriminelet e rrezikshem, si Bilbili. Kishte vjedhur 120 mije leke. Te vjetra. As lajm nuk ka mundur dot te behet ne 2019 per kete shume. Por ama dora e rende e drejtesise shqiptare, shteti yne i ligjit dhe se drejtes, e mbajti kater a pese muaj brenda, derisa Bilbili e zgjidhi vete. A u vetvar nga turpi? Nga humbja e dinjitetit? Nga pamundesia per te paguar qe te pershpejtonte procedurat? Nga inati? Nga dhimbja? Nga qe u cmend? Kush do ta mesoje valle ndonjehere.
Per cfare i ndyu duart me 120 mije leke te vjetra? Se ishte kleptoman, apo se kishte femijet pa buke? Se ishte pa pune, apo se i kerkonte femija rroba? E kishte bere dhe me pare, apo ishte fillestar? Ndoshta kjo mund te sqarohet ndonjehere. Por ama, nuk do sqarohet kurre cfare mut shteti eshte ky, qe con deri ne vetvarje baben e kater femijeve pse ka vjedhur 120 mije leke te vjetra, konvertuar jane 100 dollare, per kater muaj ne paraburgim i binte 25 dollare ne muaj. Nuk mund te ndiqej ne gjendje te lire?! Apo s’kane me cfare plotesojne “sukseset” kunder krimit? Po fare mire mund te themi te gjithe ne tani, sidomos moralistet hazerxhevap te tastierave, “mire t’i behet, pse vodhi, shteti eshte shtet, etj, etj”, nga keto fjalet qe i thuhen qesim kur jane mbi kurrizin e tjetrit. Por qe me zor dalin, apo s’dalin fare kur lexojme perdite shkeljet milioneshe, por autoret vazhdojne qetesisht te lidhin kollaren ne mengjes, madje edhe kur ben vaki te kene pune me drejtesine, ndiqen ne gjendje te lire, derisa te harrohet “muhabeti” dhe te pushohet ceshtja. Eshte njesoj si polici qe i shkon me vetulla mbledhur asaj gruas qe shet qepe duke ia hedhur poshte, por qe i ka hundet e zena kur gjithe ambienti vjen ere hashash. Apo qendrimit radikal e strikt kur ndalohet nje makine e 2009 me familjare brenda qe ecen ne autostrade me 92 km/ore, dhe qendrimit si laraske kur me 180 km/ore i kalon tek kembet qerosi me BMW e 2019. Qe te mos flasim pastaj per prokuroret e gjykatesit (e keni vene re qe jane te vetmit qe kurre nuk e permendin largimin nga vendi). Bilbili e mbylli vete dosjen e tij. Nuk ia la kenaqesine as prokurorit, as gjykatesit. Me carcafin rreth qafes duke hequr nga kurrizi hallet (e duke ia ngarkuar barren e rende familjes se tij), na tregoi, edhe njehere si plot te tjere me pare, se kjo shtepia jone eshte pa themele, ndersa “ustallaret” duan te ndertojne catine, teksa ciraket u mbajne shkallet ne ajer duke i pare nga poshte.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here