Standard.al

Veprimet e kësaj qeverie tregojnë fundin e saj…/ Gjata: Ndërkombëtarët të rishikojnë metodat e punës së tyre në Shqipëri

0

Çlirim Gjata, sekretari për çështjet ligjore në Partinë Demokratike vlerëson se lëvizja që po bën presidenti është një lëvizje kushtetuese në mbrojtje të Kushtetutës, por edhe një lëvizje shqiptare.

Gjata: Gjithmonë ka një herë të parë. Presidenti nuk po merr në dorë opozitën politike se nuk do të rrëzojë Edi Ramën që të vijë në pushtet, nuk do të hyjë në zgjedhje. Nuk ka lidhje kjo me opozitën, opozicion mund të jetë në një këndvështrim të caktuar. Nuk ka si të marrë në dorë opozitën presidenti.

I ftuar në RTV Ora, Gjata thotë se veprimet e kësaj qeverie tregojnë fundin e saj.

Gjata: Kemi disa ndërmarrje të kësaj qeverie që janë tipike për fundin e qeverive autoritariste diktatoriale sundimtare që nuk zbatojnë rregullat e demokracisë nga  akti normativ Anti KÇK, nga ligji i policisë për përgjimet, i ka pasur Sigurimi i Shtetit të gjitha këto, heqja e betimit te Presidenti, ligji për median që ndërhyri Europa.

Duke komentuar rolin e ndërkombëtarëve përballë konfliktit politik në Shqipëri, por edhe tensioneve të  fundit të mazhorancës me presidentin, Çlirim Gjata thotë se në Tiranë vepron  faktori burokratik ndërkombëtar.

LEXO EDHE  Propozimi i PD/ Bylykbashi: Ja pse kërkojmë moratorium nga Vetting për gjyqtarët zgjedhorë

Gjata thotë se ka ardhur koha që ndërkombëtarët të rishikojnë metodat e punës së tyre.

Gjata: Për ndërkombëtarët në Tiranë kam thënë faktori burokratik që vepron në Tiranë, parimi i tyre është që ne punojmë me qeverinë. Këta kanë çuar informacionet rozë kur Shqipëria mbytej me drogë.Papritur doli një Bundestag me 9 pika. Për reformën në drejtësi gabimi ishte se i besuan Edi Ramës. Në gjëra të vogla ballkanasit ta hedhin. Ka ardhur koha që ndërkombëtarët të rishikojnë metodat e punës së tyre.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.