Standard.al

Thirrja e Metës për 2 Marsin, qytetarët të gatshëm: Mos u tërhiq! Ja përgjigja e Presidentit

0

Presidenti Ilir Meta në konferencat e ditëve të fundit,  ka bërë publik gjithë dokumentet përkatëse rreth shkeljes flagrante të Kushtetutës, dhe tentativave mafioze sipas tij, për grusht shteti nga Rama.

Meta ka bërë thirrje të vazhdueshme duke ftuar qytetetarët të marrin pjesë në protestën e 2 marsit, në mbrojtje të Kushtetutës dhe kundër grushtit të shtetit.

Të shumta kanë qenë reagimet mbështetëse në rrjetet sociale, duke konfirmuar kështu pakënaqësitë e qytetarëve për qeverisjen e vendit.

Edhe sot Meta i’u drejtoi ndjekësve në Facebook një thirrje të fortë për zgjim.

“Ndaj në 2 Mars çdo qytetar është i ftuar të vijë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për t’i treguar kësaj organizate mafioze se durimi ka kapërcyer çdo kufi dhe se mbrojtja e Gjykatës Kushtetuese është vija e kuqe e çdo shqiptari të ndershëm dhe të përgjegjshëm që mbron të ardhmen e tij dhe të fëmijëve në këtë vend, nga instalimi i plotë i një tiranie anti-kombëtare siç e shikoni çdo ditë.”

Në komentet e postimit një qytetar ka shprehur hapur mbështetjen e tij rreth iniciativës së Presidentit dhe protestës duke i thënë të mos tërhiqet.

Meta, me thjeshtësinë karakterizuese i është përgjigjur se e mirëpret në 2 mars me qetësi dhe dashuri pë Besëlidhje, duke i kujtuar të mos harroj të lajmërojë edhe miqtë.

http://www.standard.al/2020/02/21/nga-ilir-meta-shqiptare-zgjohuni-organizata-mafioze-ne-pushtet-si-celule-e-organizates-nderkombetare-synohet-dorezimi-de-facto-i-sovranitetit-te-vendit/?fbclid=IwAR0OQnvgYpxPLL-eVBCXcKEeU267_WZRKuuyPxE60IVDlHriBo90XXRaR1E

Standard.al

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.