Standard.al

SKEMA/ Ja si e ka kapur drejtësinë Rilindja! Nga Arta Marku deri tek Prokurori i Përgjithshëm…

0

Prej disa ditësh Presidenti Ilir Meta po flet mbi një grusht shteti që sipas tij mazhoranca po tenton duke kapur institucionet e drejtësisë, veçanërisht Gjykatën Kushtetuese.

Tonet e akuzave të Presidentit në drejtim të mazhorancës së drejtuar nga Kryeministri Edi Rama janë shtuar pasi Kuvendi miratoi një ndryshim mbi procedurat e betimit të gjyqtarëve, duke i lënë vetëm 10 ditë kohë Kreut të Shtetit për organizimin e betimit.

Ditë më parë Meta deklaroi se ka zbuluar fakte tronditëse mbi atë që e cilëson “grusht shteti”, ndersa depozitoi faktet e reja në kallzimin penal ndaj Ardian Dvoranit, kreut të KED-së.

Aty përpos Ardian Dvoranit roli i të cilit tashmë ka dalë zbuluar si një militant socialist, gjenden edhe dy personazhe të tjerë që kanë vepruar në shkelje të hapur të ligjit. Ata Janë sekretari i përgjigjshëm i kuvendit të Shqipërisë, ish avokati që mbronte PS-në në KQZ, Genc Gjonçaj dhe gjithashtu sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë, Gentian Deva, ish drejtor i prokurimeve në Bankën e Shqipërisët.

Meta: Në 2 mars shqiponjat do t’i tregojnë vendin sorrave të rilindjes

Presidenti Meta në konferencën për median ka sjellë prova të reja për grushtin e shtetit. Gjatë konferencës Meta e quajti parlamentin e sotëm “Gjysmëparlament” dhe deputetët, “deledeputetë”

Lidhur për debatin për emërimet në Gjykatën Kushtetuese, Presidenti i Republikës deklaroi se akti i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për emërimin e Arta Vorpsit nuk ndodhet në fletoren zyrtare.Në konferencën për mediat, Predisdenti deklaroi se më 2 mars do të jepet vendimi i parë për çmontimin e grushtit të shtetit.

Denoncimet nga kreu i shtetit janë këmbanë alarmi për të gjithë shqiptarët.

Termi grusht shteti i Rilindjes duket i rëndë për përfaqësuesit e PS-së, por faktet dhe veprimet e Qeverisë tregojnë se ajo që po ndodh më institucionet është as më shumë dhe as më pak një grusht shtetit.
Tabela më poshtë shpjegon mënyrën se si Edi Rama ka kapur Reformën në Drejtësi dhe ka uzurpuar shtetin shqiptar.
Ai kontrollon qeverinë, Parlamentin ilegjitim me 122 deputetë nga 140 që përcakton Kushtetuta, 61 bashki, 100% të këshillave bashkiakë, të gjitha institucionet e drejtësisë, median përmes ligjit Anti-Shpifje, dhe ka minuar SPAK, Prokurorinë dhe Gjyqësorin përmes ligjit Anti-KÇK. Aksioni i fundit është rrëmbimi i kompetencave kushtetuese te Presidentit.

Ky është një grusht shteti. Shqiptarët dhe ndërkombëtarët duhet të alarmohen për diktaturën që po instalohet në zemër të Evropës.

 

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.