Standard.al

Si e gënjeu Hashim Thaçi një popull për njohjen nga Xhamajka…

0

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ishte ai që dje dha lajmin e gëzuar për njohjen e Pavarësisë së Kosovës nga shteti i Xhamajkës. Mirëpo, kjo po del gënjeshtër pasi lajmi u dha pa pasur notë verbale të njohjes, shkruan Insajderi.

Ministrja e Jashtme e Xhamajkës, Kamina Smith reagoi mëngjesin e sotëm në Twitter duke thënë se vendi i saj nuk e ka njohur Kosovën. “Deri më sot, Xhamajka nuk e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur”, shkroi ajo duke iu përgjigjur presidentit Hashim Thaçi.

Pre e kësaj kurthe ranë edhe shumë liderë të Kosovës.

Ishte, Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani që reagoj menjëherë duke falënderuar kryeministrin e Xhamajkës, Andreë Holness, kryetarin e Kuvendit të Xhamajkës, Pearnel Charles dhe kongresistin amerikan Eliot Engel.

“Faleminderit kryeministrit Holness, kryetarit të Kuvendit Charles, për njohjen e Kosovës. Pa dyshuar aspak, vendimi i juaj është vendim i duhur. “Zoti i bekoftë dy shtetet tona”, kishte shkruar Osmani.

Pas saj reagoi edhe ministri i MPJ-së, Glauk Konjufca i cili po ashtu kishte fjalë të mira për shtetin e  Xhamajkës, duke shprehur mirënjohjet më të larta.

“Shpreh mirënjohjen më të lartë qeverisë dhe popullit të Xhamaikës për vendimin miqësor e shumë të mirëpritur për njohjen e Republikës së Kosovës. Njohja e Republikës së Kosovës është një moment i veçantë i miqësisë në mes të vendeve tona. Qeveria e Republikës së Kosovës do të përcjellë, përmes kanaleve diplomatike, gatishmërinë për të inicuar lidhjen e marrëdhënieve diplomatike në mes të dy vendeve tona dhe për të thelluar miqësinë dhe bashkëpunimin në mes të dy shteteve dhe popujve tanë”, kishte shkruar Konjufca.

Pre e këtij lajmi ra edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Ai madje i mori edhe meritat për njohjen e Xhamajkës duke shkruar një fillimi i mbarë për qeverinë e re.

“Një vend i rëndësishëm i Karaibeve dhe një pjesë e rëndësishme e Kombeve të Komonuelthit njohën zyrtarisht Republikën e Kosova. Një fillim i mbarë i vitit 2020 për diplomacinë e Kosovës dhe qeverinë e re. Dua të falënderoj njerëzit dhe qeverinë e Xhamajkës si dhe kryeministrin, Andreë Holness. Mezi pres që të bashkëpunojmë dhe t’i tregojmë mirënjohjen e Kosovës në çdo mundësi të ardhshme”, kishte shkruar Kurti./Insajderi.com

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.