Përplasje të ashpra mes fermerëve dhe policisë, reagon Duka publikon pamjet: Dështimi i Rilindjes…

0
92

Është tensionuar situata mes fermerëve dhe punonjësve të policisë në Lushnje, ku blutë nuk kanë lejuar që të bllokohet rrethrrotullimi i Plasmasit.

Kjo ka shkaktuar përplasje fizike mes punonjësve të policisë, dhe fermerëve, të cilët protestojnë sot për mungesën e subvecioneve në bujqësi, çka po sjell dhe falimentimin e tyre.

Fermerët kanë kryer deri tani një protestë paqësore, për të cilën kishin marrë dhe leje nga autoritetet, e megjithatë, ata nuk janë lejuar që të kryejnë bllokimin e rrugës.

Lidhur me këto zhvillime ka reaguar edhe kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, i cili ka publikuar në rrjetet sociale dhe pamjet nga përplasja e fërmerëve me policinë.

Në komentin bashkëngjitur pamjeve, Duka shprehet se kur kanë kaluar tre dekada nga rënia e bustit të diktatorit, qytetarëve po iu mohohet e drejta për të protestuar për të drejtat e tyre nga qeveria “Rama”.

“Gati tri dekada pas rënies së shtatores së diktatorit, qytetarëve shqiptarë ju mohohet e drejta për të protestuar. Pesë kërkesave të fermerëve, sot mazhoranca iu përgjigj nëpërmjet forcës policore. Dështimi i Rilindjes në fushën e bujqësisë ka qenë shkatërrimtar, prandaj nuk lejojnë që zëri i fermerëve të dëgjohet nëpërmjet protestës. Por sakrifica, djersa dhe uria nuk pyesin për një pakicë të organuzuar që përdor forcën për fshehur të vërtetën. Partia Agrare Ambientaliste dënon çdo akt dhune ndaj fermerëve të Myzeqesë, si dhe kërkon nga Ministria e Bujqësisë, të dëgjojë zërin e sindikatës së fermerëve, ashth sikurse ndodh në çdo vend të civilizuar. Gjithashtu unë shpreh mirënjohjen time ndaj strukturave të PAA-së të Lushnjes, për punën fisnike në ndërgjegjësimin dhe shërbimin në dobi të fermerëve”, shprehet kreu i PAA-së, Agron Duka.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here