Përplasje të ashpra mes fermerëve dhe policisë në Lushnje…Çfarë po ndodh???

0
98

Tashmë fermerët kanë krijuar dhe sindikatën e fermerëve, që sipas tyre për herë të parë do të bëjë të mundur që njerëzit me kollare të mos vendosin më për fatin e tyre.

“Bujqësia po falimenton, është mëkat nga Zoti që këtë tokë të bekuar ta braktisin dhe fermerët dhe të largohen për në emigracion. Dhe e gjitha kjo bëhet për shkak se nuk zbatohet ligji, e kërkoni sa pak kërkojmë?

Në Europë i lusin njerëzit që të merren me bujqësi, ndërsa këtu 15% e serave janë braktisur, për shkak se nuk ja vlen, pasi çmimi i nxjerrjes në treg të produkteve nuk justifikon shpenzimet. Ju lutem zoti kryeministër ktheni sytë nga bujqësia dhe uluni me sindikatën, në mënyrë që të zgjidhni problemet e fermerëve”, shprehet njëri prej protestuesve.

“Po jam fermer, fukara dhe me nder, nuk jam hajdut dhe milioner, nuk mbjell drogë, mbjell domate, luleshtrydhe, qepë, patate, por në fund nuk mbetet lekë, kemi ngelur të gjithë pa brekë. E së fundi kam një fjalë, nuk dorëzohem sa të jem i gjallë”, ishte një tjetër mesazh i shprehur në vargje nga ana e një fermeri që kultivon luleshtrydhe.

“Kam 30 vite që merrem me blegtori, kam marrë më shumë se 15 milionë lekë mall, që të mbaj blegtorinë, tani më kanë mbetur vetëm 7 krerë lopë se nuk i mbaj dot. Në vitin 2017 na dhanë ca lekë, se ishte vit votimesh, tani s’na japin më asgjë.

Nuk më vjen keq për veten time, por për nipërit që po lë mbrapa, çfarë do hanë ata?”, tha një tjetër prej fermerëve, të cilët këmbëngulin se në rast se shteti nuk ndërhyn, atëherë atyre nuk iu mbetet gjë tjetër veçse të shpallin falimentimin.

“Fermeri nuk është skllav, që të punojë për të ushqyer shoqërinë, dhe që të mos ketë mundësi që ushqejë vitin e vetë. Vitin e kaluar në portet shqiptare vinin jahtet e pasanikëve, dhe mbusheshin me naftë që kushtonte 600 lekë litri, ndërkohë që ne paguajmë për traktorët naftë me çmim 1800 lekë litri”, shprehet kreu i sindikatës së fermerëve.

“Subvecionet i marrin vetëm ata që kanë sera të bukura, ne kërkojmë subvecione për sasinë e prodhimit, siç ndodh në të gjithë Europën”, ishte një tjetër shqetësim i ngritur në këtë protestë.

Fermerët kanë këmbëngulur se protesta e tyre nuk do të jetë asnjëherë politike, pasi shqetësimet e tyre lidhen me mirëqenien e mijëra familjeve, pasi Shqipëria është në masë të madhe shtet bujqësor.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here