Pas porosisë së Ramës/ Ku dhe si e morën `mjekimin` dy studentët që u rrëmbyen nga truprojat

0
118

Dje pasdite në ceremoninë e diplomimit të studentëve të Universitetit të Mjekësisë, mes kryeministrit Edi Rama dhe dy studentëve, ndodhi një `incident` si pasojë e revoltës së tyre, ndërkohë që kryeministri po fliste për punësime dhe suksese në mjekësi.

Pas kësaj Edi Rama në mënyrë të tërthortë iu bëri thirrje truprojave të tij që t’i nxirrnin jashtë duke i trajtuar si të sëmurë mendorë, të cilët kishin nevojë për mjekim. Djalin duhet ta shoqëroni, për të marrë shërbim mjekësorë- dha urdhër pasi nuk i pëlqyen fjalët e studentit.

Menjëherë pas kësaj të dy studentët u nxorën nga salla me dhunë prej truprojave të kryeministrit Rama, por nuk u çuan “për t’u mjekuar”, por në komisariatin Nr. 1, ku janë `trajtuar` për disa orë.

`Krimi` i dy të rinjve ishte se i ndërprenë fjalën kryeministrit Rama, ndërkohë që ai po deklaronte se janë punësuar rreth 400 mjekë dhe 2200 infermierë vetëm në dy vitet e fundit, kurse në total 1600 studentë të Universitetit të Mjekësisë, infermierë dhe mjekë në bazë të meritës.

Këto shifra të deklaruara nga kreu i qeverisë, ndërkohë që të gjithë studentët menjëherë sapo mbarojnë shkollën, si dhe mjekët e infermierët, po bëjnë gjithçka për të shkuar në Gjermani, irrituan sallën. Në kohën që Rama vazhdonte propagandën për `punësime` në Shqipëri, njëri nga studentët i tha se ata prej tij duan vetëm `bileta për arratisje`.

Pas kësaj kryeministri kërkoi që `djalin duhet ta shoqëroni për të marrë shërbimin mjekësor`. Por studenti iu kundërpërgjigj duke i thënë: A e dini që studentët që arsimohen sot janë vetëm të pasurit?

Menjëherë pas kësaj Rama ka humbur durimin dhe ka kërkuar që `t’i japin recetën që tani`.

Kaq ka mjaftuar që truprojat e tij, të rrëmbejnë dy të rinjtë me dhunë dhe ti çojnë për ti “mjekuar” dhe dhënë “recetën” në Komisariatin nr. 1 të kryeqytetit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here