Ngjarja që tronditi botën/ “E abuzonte seksualisht çdo ditë”, ish-sportisti djeg të gjallë gruan, tre fëmijët dhe më pas vret veten (FOTO+VIDEO)

0
171

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Australi, ku një burrë ka djegur për së gjalli gruan, tre fëmijët dhe më pas ka vrarë veten.

Ngjarja e rëndë ndodhi të mërkurën ku nga djegia e makinës ndërroi jetë gruaja Hannah Clarke, 31 vjeçe dhe tre fëmijët Aliyah, 6 vjeçe; Lianah, 4 vjeç dhe Trey, 3 vjeç, që u dogjën të gjallë.

Më pas ish-lojtari i ragbit Rowan Baxter me një thikë ka kryer vetëvrasje.

Ende nuk dihen arsyet që e çuan burrin në ndërmarrjen e këtij akti makabër.

Mikesha e Hannah ka folur për mediat e huaja duke treguar se shoqja e saj është abuzuar për 10 vite nga bashkëshorti.

Manja Whaley, e cila punon në një qendër për të dhunuarit, ka treguar se Hannah Clarke (bashkëshortja e sportistit) ishte një person i mbyllur, pasi kontrollohej gjatë gjithë kohës nga Rowan.

“Rowan kishte kontroll të tepruar mbi mikeshën time. Ai abuzonte me të seksualisht çdo ditë dhe e kërcënonte se nëse ajo nuk do i bindej ai do të abuzonte edhe me fëmijët”, tregon mikesha e saj.

Çifti thuhet se ishin divorcuar para dy muajsh dhe kishin diskutime të mëdha sa i përket kujdestarisë së fëmijëve.

cift 1

diudasiuds
fsifsuufudaudiudiasud

varrimakina

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here