Mbetjet kancerogjene në tragetin Brindisi-Vlorë, PD publikon foton e Ramës me pronarin e firmës

0
113

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli ndërkohë që ka reaguar pas lajmi për kapjen e lëndëve kimike të rrezikshme, ardhur në Vlorë me traget nga Italia, e cilëson këtë si krimin më të rendë, pasojat e te cilit nuk shpaguhen dot lehtë!

Postimi i Fatbardh Kadillit

Cfarë po i bëni Vlorës?
Një krim i rëndë është raportuar në Vlorë!
Nuk është me vrasje, apo zhdukje njerëzish!

Është raportuar një krim, që nuk ndodh pa bashkëpunimin me shtetin. Nuk ndodh, pa bashkëpunim me mafien ndërkombëtare. Një traget, që u brohorit nga qeveritarët si tregues i zhvillimit në Vlorë, qënka trageti i vdekjes.
Shërbimi i tragetit nuk është nje aktivitet dosido! Fuci me lëndë kimike të rrezikshme, ishin ngarkesë e rregullt e tragetit.

Dihet që licensat i jepen të preferuarve të pushtetit.
Agron Brati, drejtor i agjencisë, vëlla i një drejtuesi të lartë socialist dhe mik i kryetarit të bashkisë, Leli (shih foto 1).
Zamir Kormuzi, biznesmeni që kryen këtë punë mik i KM Rama (shih foto 2).

Trafikimi i mbetjeve është biznes i mafies, por që nuk bëhet pa kapur institucionet.

Ku shkarkoheshin?
Cfarë ndotnin kriminalisht?
Tokën apo detin e Vlorës?
Cili është roli i “deputetit” të Vlorës Rama?
Po i Lelit?

Këto do të sqarohen vetëm nëse hetimi nga pala italiane i shkon gjerave deri në fund, dhe nuk ndalon në mezzocanal. Kjo do të sqarohet kur vlonjatët ta kapërcejnë krenarinë e tyre, dhe të shikojnë se cfarë po i bën Vlorës ai që e kanë pranuar për deputet, që e kanë sot KM dhe që mundohet t’i gënjejë me zanatin e bojatisjes e zbukurimeve, sic ka genjyer më parë Tiranën dhe sot Shqipërinë.

Ky krim në Vlorë është më i rëndi!

Pasojat e këtij krimi nuk shpaguhen dot lehtë!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here