Standard.al

Mashtruesit e tërmetit

0

Nga Klodian Tomorri

 

Nga te gjithe biznesmenet qe premtuan publikisht dhurime te medha per termetin e 26 nentorit, vetem 2 prej tyre e kane permbushur premtimin. Ato jane grupi Kastrati dhe Aeroporti i Tiranes. Gjithe te tjeret deri me tani jane ne mashtrim publik.

Shefqet Kastrati ka derdhur ne thesarin e shtetit shumen 1 milione e gjysme euro si donacione per termetin ashtu sic u zotua publikisht, duke qene donatori me i madh privat ne ndihme te te prekurve nga termeti.

Po keshtu Aeroporti i Tiranes ka permbushur angazhimin e tij duke dhuruar 1 milione euro per thesarin. Te tjeret, ata qe ne ditet pas termetit mbushen mediat me premtime miliona euroshe kane genjyer. Te pakten deri tani nuk i dhene parate.

Begjet Pacolli u zotua te jepte mbi 1 milione euro, por deri tani nuk ka derdhur asnje leke ne llogarite e qeverise per termetin. Bankers Petroleum u zotua te jepte 1 milione dollare, por deri tani ka paguar vetem 200 mije dollare.

Sipas te dhenave zyrtare nga thesari, grupet e tjera te fuqishme te biznesit qe premtuan nga 1 milione euro po ashtu nuk i kane derdhur shumat. Disa kane derdhur vetem nje pjese, te tjere asnje lek. Keta bejne mire te mbajne premtimet per dhurime ndryshe do damkosin vetem si mashtruesit e termetit. Keto historite qe do japim tenda, ushqime apo apartamente mbajini per vete se nuk i duhen askujt. Paguani parate qe keni premtuar.

Nder grupet e biznesit te cilet jane angazhuar per donacione nen 1 milione euro rezulton te kete shlyer premtimin grupi Infosoft me rreth 50 milione leke te reja te dhuruara. Marketing Distribution e biznesmenes Vilma Nushi ka dhene 300 mije euro, ndersa kompania EHV ka dhene 200 mije euro.

Nder bankat private bie ne sy grupi OTP, qe ka derdhur 500 mije euro. Te gjitha bankat e tjera private kane dhene me pak se 50 mije euro.

Lista e dhuruesve per termetin eshte e turpshme. Aty mungojne koncesionaret me te medhenj te vendit. Perfituesit me te medhenj nga tenderat publike. Zoteruesit e licencave ekskluzive dhe tregjeve te mbyllura. Ata qe kane perfituar me shume nga paraja publike, por qe nuk japin asgje. Turp.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.