Koha ka ardhur…Rinia nuk mund të presë më…!!!!

0
121
Luciano Boci, duke hyre ne nje mbledhje te deputeteve te opozites ne qytetin e Durresit. Deputetet e opozites kane bojkotuar serish seancen parlamentare te radhes, duke u mbledhur ne Hotel Adriatik ne plazhin e Durresit. /r/n/r/nLuciano Boci, enters a meeting of opposition MPs in the city of Durres, boycotting the next session in Parliament.

Nga Luçiano Boçi

Pacienti Rama nuk e ka suportuar dot diagnozën-protestë të mjekut të ri, për pasojat qeverisjes së tij për studentët. Banal dhe i shfazuar si përherë në raste të tilla ka dëshmuar arrogancën e rradhës, duke e kthyer ceremoninë e diplomimit në në ceremoni ekzekutimi. Me pathosin e të çekuilibruarit, Rama donte në atë sallë të ekzekutonte të vërtetën ulëritëse të eksodit masiv të rinjve.

Donte të ekzekutonte revoltën e shpërndarë sot deri në qelizën e fundit të shoqërisë, ndaj tij. Donte të ekzekutonte dëshirën e të rinjve për të qëndruar në vendin e tyre dhe për të dhënë kontributin aty “ku balta është më e ëmbël se mjalta”. Por podi të cilin e kishte rrëmbyer, Ramës iu shndërrua në vendin e fillimit të ekzekutimit të pushtetit të tij të qelbur.

Koha ka ardhur. Rinia nuk mund të presë më…!!!!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here