Kallëzimi i Metës, Bardhi: Gjonaj të thotë pse shkeli ligjin dhe Kushtetutën… SPAK të hetojë organizatën mafioze në pushtet!!!

0
111

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka reaguar pas akuzave të reja nga Presidenti i Republikës Ilir Meta për ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj.

Postimi i plote

“Nuk ka asnjë detyrë më të rëndësishme tani për SPAK sesa hetimi i krimit kushtetues për kapjen e Gjykatës Kushtetuese nga organizata mafioze në pushtet. Në vend të lojërave me sms-të e shefit, Etilda Gjonaj duhet të thotë sot pse shkeli ligjin dhe Kushtetutën. Duhet të mos fshihet pas sms-ve të shefit, por të japë llogari pse veproi si sekretare e Ardian Dvoranit për të grabitur padrejtësisht një vend në Gjykatën Kushtetuese për llogari të Edi Ramës. Heshtja për krimin e kryer është pohim! Ai duhet hetuar dhe ndëshkuar!”, shkruan Bardhi.

Bardhi
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here