Jemi ndjerë të tallur nga Rama, Veliaj u frikësua dhe s’erdhi në ceremoni…Reagon studenti

0
129

Ditën e djeshme disa aktivistë të Lëvizjes për Universitetin, i prishën takimin kryeministrit Edi Rama, në ceremoninë e diplomimit të studentëve të mjekësisë.

Me thirrje nga salla, studentët u shprehën se, arsimi është bërë vetëm për të pasurit, pasi të varfërit nuk kanë mundësi që të paguajnë tarifat e kripura.

Njëri prej aktivistëve, Emiljando Kita, ka folur në Fax News lidhur me momentet e shoqërimit, duke thënë se është e pa drejtë që në një shoqëri demokratike, të ketë mohim të së drejtës së fjalës.

Kita tha se në këtë takim ishte parashikuar që të ishte i pranishëm dhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, por që ka hequr dorë në momentet e fundit.

“Kemi qenë dy aktivistë të Lëvizjes për Universitetin që jemi shoqëruar pas i ndëpremë fjalën e kryeministrit, në komisariatin numër 1 në qytet. Ne thamë që sot arsimi është e drejtë vetëm e të pasurve, për shkak të tarifave shumë të larta, këtë u përpoqëm që të thoshim.

U nxorëm me dhunë nga salla, na shoqëruan në komisariat dhe na mbajtën për rreth 3 orë. Nuk ka pasur as edhe një lloj arsyeje që ne të dhunoheshim, madje nuk ka pasur asnjë arsye që ne të shoqëroheshim.

Le të riktheksojmë se problemet që ne na janë shkaktuar, i pari është cënimi i demokracisë në universitete, pakti ka qenë një tallje e vërtetë për studentët, si dhe ligji i lënë në fuqi, nuk ka sjellë asnjë të mirë për studentët, kjo është një gjë skandaloze.

Ne kemi ulje vetëm në bluzat e Noizyt. Ne jemi të sigurt që studentët do të dalin sërish në rrugë, dhe do të jenë edhe më të shumtë në numër.

Ne jemi ndjerë të tallur kur kemi dëgjuar që kryeministri do të ishte i pranishëm në ceremoninë e diplomimit të studentëve të mjekësisë, në një kohë kur ai e ka shkatërruar të gjithë sistemin.

Erion Veliaj e ka anuluar pjesëmarrjen në minutat e fundit në ceremoni, pasi ai e ka frikë përballjen me studentët”, u shpreh Kita.

Më poshtë ndiqni dhe videon e momentit të shoqërimit të Kitës:

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama dje është hasur me një situatë jo të këndshme kur një i ri i ka ngritur zërin.

Por fjala e kryeministrit, u ndërpre në dy raste nga të pranishmit në sallë. “Duam bileta për arratisje”, thërriti ai nga salla.

“Është një individ në shërbimin tuaj që të filloni të ushtroni profesionin. Merreni, jepini recetën e duhur. Në kohën e kaq shumë barnave të rimbursueshme i merr falas dhe nesër do të jetë më mirë”,-tha Kryeministri.

Më pas Rama bënte thirrje duke ju drejtuar gardistëve që të riut ti japin “një recetë”, dhe garda zbatoi urdhërat e shefit duke e marrë me dhunë të rijntë që ti nxjerrë jashtë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here