Standard.al

Islami: Rama nuk synon negociatat, do kapjen e kushtetueses. Zgjidhja vjen nga populli

0

Ish deputet i Partisë Demokratike Kastriot Islami, i ftuar në studion e lajmeve të Ora News, u shpreh se Edi Rama synon kapjen e Gjykatës Kushtetutese.

Ai tha se Rama, nuk interesohet për negociatat dhe integrimin e Shqipërisë. Islami mendon se ka tre zgjidhje për situatën e krijuar aktualisht, ulja për dialog, presioni ndërkombëtar ose zgjidhja të vijë nga populli.

Kastriot Islami: Edi Rama ka ndërtuar një strategji të qartë për të kapur sistemin e drejtësisë nëpërmjet reformës. Është përgjegjësi e tij që nuk ka Gjykatë Kushtetuese në Shqipëri. E gjithë kjo është bërë qëllimisht në këtë vend sepse nuk ka gjykatë. Kjo ndodhi dhe në 30 qershor. Presidenti nxori një dekret, që parlamenti nuk e pranon. Kush e zgjidh këtë konflikt? E zgjidh Gjykata Kushtetuese. Nëse Presidenti ka shkelur Kushtetutën shkohet në Gjykatë Kushtetuese dhe nuk e vendos asnjë nga anëtarët e parlamentit. Kur s`ka gjykatë, fillon retorika. Këtu përgjegjës është Edi Rama që e ka lënë vendin pa Gjykatë Kushtetuese. 

Komisioni i Venecias jep rekomandime, nuk është gjykatë. Nuk fiton asnjë të drejtë në këtë komision, ai pyetet për të dhënë një mendim. Nuk ka asnjë organizëm ndërkombëtar që merr vendime në emër të shqiptarëve. Edhe Komisioni i Venecias duhet të përdoret me shumë kujdes. Duhet ngritur një Gjykatë Kushtetuese e pavarur. Po tentohet të kapet kjo gjykatë. Dhe po u kap kjo, mbetet Presidenti pa u kapur. Situata të ngjashme ndodhin vetëm në Moldavi, në asnjë vend tjetër nuk ndodh. 

Gjithë qëllimi i pushtetit të Edi Ramës është të fyutet në detaje. Vendi është pa Gjykatë Kushtetutese dhe është varianti më i mirë për një njeri si Rama të qeverisi. Tani që është bërë presioni ndërkombëtar, Rama thotë hajde ta ndërtojmë Gjykatën Kushtetuese, dhe kërkon ta kapi. Një nga kushtet e Bundestagut është të ngrihet Gjykata Kushtetuese. Nëse nuk bëhet kjo, nuk hapen negociatat. Rama nuk ka ndonjë hall për negociatat, por nuk do të mari përsipër që nuk do. Presidenti dhe çdokush duhet të kërkojë në këtë vend Gjykatën Kushtetuese. Dhe duhet të jetë e pavarur nga politika. 

Presidenti ka përgjegjësi, madje mund ta quajnë shkelje që nuk e çoi në Gjykatën Kushtetuese. I kanë vënë një mekanizëm që ai të emërojë në mënyrë të pavarur anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Rama nuk ka hallin e integrimit, ai nuk e do hapjen e negociatave. Ndërkombëtarët i kanë thënë: nëse nuk hapen negociatat, përgjegjësia është e jotja. Rama nuk do të shtrëngohet dara, prandaj nuk i do negociatat. Edhe në fshat ka pasur një pleqëri që zgjidhte gjërat, tani s`ka as gjykatë. 

Ka disa mënyra për zgjidhur. Një mënyrë është të ulen të bisedojnë. Ka dhe dy mënyra të tjera: ka një presion të madh ndërkombëtar, dhe e treta demokracia do të thotë qeverisje nga populli. Në qoftë se populli shikon se po tallet me të, e zgjidh ai problemin. Besëlidhja është një gjë simbolike që i kujton Skënderbeun. I kujton variantin e tretë, variantin e popullit që thotë hajde të lidhim besën për pavarësinë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.