Standard.al

FOTO/ Pas Lubonjës sulmohet barbarisht edhe vetura e Arlind Qorit

0

Shtohen rastet e sulmeve ndaj personazheve publkë dhe kririkëve të stablishmentit. Pas makinës së Fatos Lubonjës radhën e ka pasur ajo Arlind Qori që është sulmuar mbrëmë.

Lajmin Qori e ka  postuar vetë në Facebook, ku ka botuar edhe një foto të makinës së tij, xhami i përparmë i së cilës duket krejtësisht i copëtuar.

Ai theksoi se ka marrë shumë kërcënime që kur ka mbështetur minatorët e Bulqizës. “Mbrëmë vura re se më kishin thyer xhamin e makinës “luksoze”. Shpresoj shumë të jetë rastësi e ndonjë kalamaje të lagjes, ndonëse mendja më shkon më kollaj te llumi shoqëror dhe politik i Tiranës” ka theksuar Qori Organizata politike e së cilit është shquar për mbrojtjen e minatorëve, naftëtarëve dhe studentëve.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.