EMRI/ Shkarkohet nga detyra doganieri i Tre Urave të Përmetit, pasi u kap me drogë në Qafë Botë

0
126

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka shkarkuar nga detyra doganierin Arten Ibrahimin pasi u kap në Qafë Botë kur po tentonte të kalonte një sasi droge drejt Greqisë të fshehur në bagazhin e automjetit të tij Toyota.

NJOFTIMI NGA DOGANA

Shkarkohet nga detyra doganieri që u kap me lëndë narkotike

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Gjon Bardhi, ka reaguar duke i zgjidhur menjëherë marrëdhëniet e punës shtetasit Arten Ibrahimi, me detyrë doganier peshore/Pikë Kontrolli, Zyra e Operacioneve Doganore, Dega Doganore Tre Urat.
Zgjidhja e marrëdhënieve të punës me shtetasin në fjalë u bë pas ndalimit nga Policia të tij në Pikën Kufitare të Qafë Botës, ku në mjetin që ai drejtonte u gjet lëndë narkotike.
Për vetë përgjegjësitë veçanta që ka Dogana Shqiptare konsiderohet shkelje shumë e rëndë kur nga vetë punonjësit e ADSH shkelen ligjet që rregullojnë punën e Doganave Shqiptare, ose që kanë lidhje me të dhe për të cilat janë ngarkuar ti zbatojnë.
Në këto kushte, posedimi i lëndëve narkotike përbën shkelje shumë të rëndë të disiplinës në punë, duke ulur imazhin dhe integritetin e ADSH,
cënuar misionin e Doganës në arritjen e standardeve më të larta të etikës në fitimin e besimit të publikut.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here