Standard.al

EMRI-FOTO/ U ndje keq gjatë orës së mësimit, vdes studenti shqiptar në Itali

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, teksa një student shqiptar ka humbur jetën.

Mediet italiane raportojnë se ka ndërruar jetë 19-vjeçari shqiptar Osvaldo Kenga, i cili është ndjerë keq gjatë orës së mësimit dhe është dërguar menjëherë në spital.

Siç raportojnë mediet fqinje, duke cituar mësuesit dhe studentët e tjerë, i riu ka pasur një dhimbje në gjoks.

Ai është nisur me urgjencë në spital, ku i është dhënë menjëherë ndihma mjekësore, por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë. Studenti shqiptar jetonte prej vitesh në zonën e San Vito Lo Capo, ndërkohë që kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e vdekjes së tij.

Ky është rasti i dytë i të rinjve shqiptarë që humbin jetën në pak ditë në Itali, pasi dhe një 17 vjeccare humbi jetën, pasi dyshohej se kishte pasur komplikacione nga gripi.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.