Standard.al

Dritëhijet e një kryeministri të pasigurt dhe frikacak

1

Nga Jeta Dedja

Diku Erich Fromm ka thënë se “një nga faktorët kryesorë të autoritarizmit është pasiguria”. Kjo gjendje shoqërohet me ndjenjën e frikës, ankthit, mungesën e besimit te vetja, dyshimit tek aftësitë. Njerëzit me nivel të lartë pasigurie e shfaqin këtë në aspekte të ndryshme të jetës si në marrëdhëniet personale, apo në impenjimet e punës pasi ata e perceptojnë veten si të papërshtashëm për atë rol. Për shkak të pasigurisë këta tipa mendojnë se do të ndihen të papranuar nga të tjerët në një situate, dhe kur kjo ndodh ata mund të reagojnë edhe me bullizëm.

Për ilustrim mund të përdorim sjelljet e kryeministrit të pasigurt Edi Rama, i cili panikohet sapo i rrezikohet autoriteti. Në një sallë mbushur me studentë, e dominuar nga foltorja prej kryeministrit, papritmas dëgjohen zëra rinorë kundër autoritetit.

Dhe si e përballon këtë kërcënim të autoritetit Kryeministri i pasigurt? Sigurisht me dhunë. Pasi autokratët si ai kanë frikë të përballen me fjalën e lirë.

Rama nga pozitat omnipotente zgjodhi t’i përgjigjej të rinjve me forcën e pushtetit. Ai shfrytëzoi auditorin e diplomantëve që ishin aty për të celebruar arritjet disavjeçare të edukimit të tyre dhe aspak të përgatitur për të prishur këtë festë. Kryeministri vendosi t’ua përlyente ditën me praninë e tij të tepërt, ashtu edhe me ndërhyrjen e tij të papërshtatshme. Dy studentë guxuan ta kundërshtojnë figurën e tij duke e paguar këtë akt me arrestim, ironikisht në ditën e përvjetorit të hedhjes së monumentit të diktatorit.

Nuk i fajësoj shokët e tyre për mosreagim adekuat. Të marrësh vendim në grup nuk është e lehtë. Jo të gjithë reagojnë me shpejtësi në situata spontane. Disave u duhet kohë të mendojnë, disa kanë nevojë për një Bari, e të tjerë pëlqejnë të mënjanohen në një strehë kur moti sjell stuhi.

Fajin e ka burri me mjekër të thinjur që supozohet të reflektojë maturi dhe inteligjencë emocionale. Por fatkeqësisht ky njeri këto cilësi nuk i ka, sepse nuk është lider në kushte demokracie, por një kleptokrat që ka vjedhur çdo pushtet dhe si një hajdut ai nuk mund të sillet veçse si një ordiner.

Ju e dini, vjedhësit jetojnë me frikën e kapjes. Ata i gëzojnë të mirat në një gjendje pasigurie konstante. Ata e dinë që çka kanë nuk e kanë prej punës, por prej bashkëpunimeve nën mjegullën e paligjshmërisë. Dhe ç’bëjnë ata për të luftuar frikërat e tyre. Me siguri nuk shkojnë te psikiatri, por vazhdojnë e kontribuojnë çdo ditë të shtojnë çetën e hajdutëve. Hajduti i moçëm me shokë shumë.

Por nga e ka burimin pasiguria e Ramës? Kleptokracia nuk është burimi i tij i vetëm i ankthit. Pasiguria mund të shtrihet thellë në fëmijërinë e largët, atëherë kur Edvini i vogël ka patur frikërat e para si të gjithë fëmijët e tjerë. Nuk mund të spekuloj me aftësitë prindëruese të krijuesve të tij, duke aluduar për ngjarje traumatike në fëmijëri, probleme atashimi me prindërit apo neglizhencë emocionale e fizike ndaj tij. Këtë nuk mund ta bëj se nuk ka as ndonjë fakt të publikuar.

Por më vonë, në rininë e hershme, thuhet se Edvini i ri ka patur shenja të forta pasigurie në lidhje me marrëdhëniet sentimentale e më tej martesore e atërore. Kjo pasiguri i thelloi Edvinit ankthin në marrëdhëniet ndërpersonale duke ia shtuar dozën e agresivitetit dhe kompleksin e superioritetit si mekanizma të çlirimit të ankthit. Këto ai i përsosi përgjatë viteve në pushtet, duke besuar se pasiguria dhe ankthi mund të mbahet nën kontroll jo vetëm me kokainë, siç thonë disa, por me dhunë, arrogancë, pushtet absolut.

Kështu Kryeministri arriti të shpërfaqë plotësisht personalitetin narcisist, i cili i ka rrënjët në pasigurinë e “bukurisë”. Për t’i mbushur mendjen vetes dhe botës sa i sigurt është Edi në madhështinë, fuqinë, inteligjencën, talentin, aftësitë e tij, ai çdo ditë provokon shqiptarët duke ua fyer botërisht urtësinë.

Me një mungesë të theksuar empatie, ai nuk ndalon dy minuta të dëgjojë të rinjtë e papunë, por ua përçmon shkollimin, guximin dhe ëndrrat. Ai tmerrohet nga kritikat dhe nuk toleron mendimin kundër. U largohet si një frikacak dhe një lider i pasigurt zërave të lirë. Ai beson se është unik, i zgjedhuri i popullit, shpëtimtari i krizave dhe fatkeqësive dhe kërkon ta ndjekin pas me bindje, pa gëk e mëk. Ai hiqet si lider modern që duhet adhuruar për modën, artin, filozofinë, stilin e jetës, qëllimet, por në fakt është një narcisist i mjerë që i duhet një diagnostikim i thellë dhe terapi e personalizuar për ca vite derisa të ketë ymër.

Uroj që ndonjë nga studentët e sallës së djeshme ta marrë përsipër në një të ardhme të afërme./ FlasShqip.ca

1 Comment
  1. EMANUEL says

    Ambasadore Yuri KIM !
    Ju nuk e dini se cfare po heqim ne nga tradhetia e administrates qe ke ne ambasaden tende sorosiane
    Ju nuk e dini se c,po heqim ne nga korrupsioni i perfaqesueses se BE- Vllahutin e sot Soreka.
    Ju nuk e dini se c,po heqim ne nga barku plot i Bochart.
    Ju nuk e dini se c,po heq Kosova e populli i Shqiperise nga tradhetia MOGERINI RAMA VUCIC.
    Ju nuk e dini se si talleshin me forcen zbuluese te Amerikes, pasi radaret fikeshin kur na vinin anijet luksoze ne ishullin e Sazanit me prostituta klasi, nuk dini sa tonetala arme,droge e prostituta jane nisur e kane ardhur nga brigjet shqipetare.
    Ju nuk e dini se pse emeruan pikerisht ambasadorin italian Kutilo, pse kupola rilndje filloi te komunikonte me radio marrese (cel) te blera ne Rusi,as per paisjet Kecher te ardhur te mbeshtetur nga nje sekt ne Izdrael me mafian.Ju nuk e dini se qe ne ditet e para te ardhjes ne pushtet te rilindjesmortaje u grabit Banka e Shtetit. Ju nuk e dinii se se ne cdo celize te reformes ne drejtesi jane importuar njerezit e mafies rilindje,ju nuk e dini se ketu kane ardh per te pushuar pjestare te Isis, kreu i droges Kolumbiane ,Komorra e Ndrageta .Ju nuk dini se kane futur njerezit e tyre te Guarda di Financa.Nuk mjaftojne disa dite per te thene te vertetat e tragjedise se ketij populli sidomos tash shtate vjet.Ky popull po vun per cdo gje,po skllaverohet deri ne palce, pasurite e tij i jane dhene paleve te treta serbo sllave komuniste.Ne vendin tone, ne token e trasheguar me gjak e sakrifica nga te paret tane ne s,kemi me asgje.Boll me leksione demokracie ne nje vend ku sundojne nje grusht horash e horesh. Kerkojme demokraci te drejtperdrejte.
    Andaj po te them: Mos nderhyni ne kete rast mjaft me me rregulla e leksione demokracie ne nje vend e per nje popull qe s,pati kurre demokraci. Hesht e monitoro se si nje popull ne kulminn e deshperimit te tij ,ne planin mafioz sorosian sllav te shpopulimit do te kerkoje ti dal zot fatit te tij mjeran! HESHTNI JU DHE GJITH KOMUNITETI NDERKOMBTAR SE KORRUPSIONI I RRADHEVE TUAJA E MBROJTJA JUAJ ME MEKANIZMA DEMOKRACIE MBAJTI ME FRYME KETE KLIKE GJAKATARE! NE DO JEMI NE SHESH PER DEMOKRACINE QE SE PATEM KURRE ! HESHTNI DHE DILNI KESHTU ZOT NJE POPULLI TE NEPERKEMBUR NGA KJO FARE E ZEZE !
    NUK DEGJOJME ME ASKEND QE NA JEP LEKSIONE DEMOKRACIE. KETE PO TA THOTE NJE NENE QE NJEH PER PRIJES ZOTIN QE BESON NE TE VERTETEN DHE QE KA MBAJTUR NE KURRIZ MBI 50 VJET PADREJTESINE E HAPUR E TE FSHEHTE TE KESAJ KLIKE GJAKATARE.DEMOKRACI TE DREJTPERDREJTE! DEGJO ZERIN E POPULLIT TIM GRUA!

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.