Detajet/ Arrestohet çifti bashkë me djalin, ja çfarë dyshohet për pronarët e hotelit

0
146

Tre persona janë arrestuar në flagrancë ditën e sotme nga Policia e Korçës nga operacioni i koduar ‘Agjencia’, pasi këta persona dyshohen se ndihmonin shtetas të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit.

Midis të arrestuarve është edhe një çift bashkëshortësh dhe djali i tyre, pronarë të një hoteli.

Njoftimi i policisë:

‘Korçë

 

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Agjencia”.

 

Operacioni pas një hetimi 1-mujor kryer në bashkëpunim me DVKM-Korçë, DVP-Tiranë, DVP-Elbasan dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit.

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas dhe 1 tjetër shpallet në kërkim.

Midis tyre një çift bashkëshortësh dhe djali i tyre, pronarë të një hoteli, në të cilin akomodonin shtetas të huaj dhe më pas me bashkëpunëtorin e dyshuar të tyre, i transportonin drejt Tiranës me qëllime fitimi.

Nga strukturat e Sektorit për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, pas një hetimi 1-mujor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Agjencia” si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

• M. D., 46 vjeçe, banuese në Korçë,

• V. D., 25 vjeç, banues në Korçë (djali i 46-vjeçares) i dënuar më parë për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

• N. D., 62 vjeç, banues në Tiranë,

Si edhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit :

• N. D., 59 vjeç, banues në Korçë (bashkëshorti i 46-vjeçares) i dënuar më parë për “Kontrabanda me mallra të tjera”.

Si rezultat i hetimeve të kryera rezulton se, këta shtetas kanë ndihmuar emigrantë të paligjshëm, fillimisht duke i akomoduar në ambientet e hotelit në pronësi të shtetases M. D., në lagjen nr. 9, Korçë, më pas djali i saj me mjetin tip “BMË-X5” në bashkëpunim me shtetasin N. D., i cili ka në pronësi një autobus transporti udhëtarësh të linjës Korçë-Tiranë, kryenin transportimin e tyre në drejtim të kryeqytetit.

Kundrejt fitimit deri në 100 euro (ku përfshihej akomodimi në hotel dhe transportimi drejt Tiranës) këta shtetas iu premtonin emigrantëve të paligjshëm, kalimin e tyre drejt vendeve të BE-së.

Në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë dhe Elbasan, u bë e mundur dokumentimi me prova ligjore edhe i disa ngjarjeve të tjera të kryera gjatë periudhës së hetimit, të aktivitetit kriminal të tyre në këtë fushë.

Gjithashtu nga Drejtoria Rajonale e Hetimit Tatimor, shtetasja M. D., është gjobitur me vlerën 50.000 lekë për punonjës të padeklaruar, të punësuar në hotelin e saj.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim më shumë se 1 herë” e cila dënohet me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here