Bushati: Mazhoranca me në krye Ramën po tentojnë të kapin Gjykatën Kushtetuese, persona të afërt me kryeministrin janë pjesë e…

0
91

Analisti Andi Bushati spekuloi se mazhoranca me në krye Edi Ramën, janë duke tentuar për të kapur Gjykatën Kushtetuese. Duke përmendur si fakte falsifikimin e letrave dhe botimin e fletoreve zyrtare në vendime që ligji nuk ja kërkon, por që janë hapur në shkelje të saj. Madje Bushati akuzoi se pjesë e organeve drejtuese të VETTING-ut janë persona shumë të afërt të kryeministrit Edi Rama.

 

“Pse një zinxhir i tërë brenda mazhorancës që nga Kuvendi deri tek Ministria e Drejtësisë, falsifikojnë letra dhe botojnë fletore zyrtare vendime që as ia kërkon ligji dhe që janë në shkelje të ligjit. Pse e bëjnë? E bëjnë për qejf? Jo. E bëjnë se kanë qëllim të caktuar, të kapin Gjykatën Kushtetuese. Pse ftojnë “venecian” në Tiranë dhe pa pritur vendimin e Venecias thonë nuk do të betohet më gjykatësi kushtetues tek presidenti. Ka një qëllim dhe për këtë. Ky qëllim ka një paragjykim, siç e kanë mbushur reformën në drejtësi me njerëzit e tyre me VETING që bëhet në mënyrë selektive, me emërime të njerëzve që janë shumë pranë qeverisë në organe drejtuese të VETTING-ut”, u shpreh analisti.

Top Channel

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here