Zëdhënësi i Presidentit: Meta do të publikojë fakte tronditëse në orën 17:00! Portalet e Rilindjes ta shtojnë dozën, por pa e kaluar në overdozë Ramën!

0
92

Presidenca paralajmëron konferencën e radhës për shtyp për të sjellë fakte të reja tronditëse. Kështu deklaron zëdhënësi i Presidentit të Republikës, z. Tedi Blushi.

Në një postim në “Facebook”, ai ka edhe një falenderim të veçantë për të gjitha portalet e Rilindjes. Konferenca për mediat do të jetë në orën 17:00, ndërkohë që prej disa ditësh mes Presidentit Ilir Meta dhe maxhorancës ka nisur një ‘luftë’ me akuza e kundërakuza.

Meta ka folur për një grusht shteti që po tenton të bëjë maxhoranca dhe nga ana tjetër maxhoranca ka deklaruar se grushti i shtetit ka nisur në kokën e tij.

Postimi i plote

Të dashur gazetarë!
Së pari më lejoni të shpreh një falenderim të veçantë për të gjitha portalet e Rilindjes, për imagjinatën dhe akuzat e shfrenuara, teoritë konspirative, shkrimet e porositura, dhe memet e jashtëzakonshme, që gjithmonë do gëzojnë simpatinë tonë për dozat e forta të humorit e haresë që shkaktojnë.
Këto ditët e fundit keni qënë të paparë dhe faleminderit se na keni zgjatur jetën!
Ta shtoni edhe më shumë dozën, por pa e kaluar në overdozë Bablokun tuaj që edhe gënjeshtrat që vetë ja u porosit, kur i lexon nga dora juaj i beson si të vërteta!
Së dyti, i ftoj të gjithë gazetarët, sot në ora 17:00, në konferencën e radhës për shtyp të Presidentit të Republikës Sh.T.Z Ilir Meta!
Fakte të reja tronditëse që dëshmojnë se si po realizohet grushti i shtetit!
NUK KENI PARË GJË AKOMA!
ME QETËSI DHE DREJTËSI!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here