Thirrja e fortë e deputetit: Rama si Enveri!! Të rrëzojmë dikaktorin e ri, ja pse e mbështes Metën…

0
96

Deputeti Lefter Maliqi e krahasoi Edi Ramën me diktatorin Enver Hoxha.

Maliqi tha se Edi Rama ashtu si Enver Hoxha varfëroi shqiptarët.

“Jemi në një luftë me krimin, palë me qeverinë”, tha Maliqi, duke shtuar se të gjitha institucionet janë të kapura.

Sipas tij, e ashtëquajtura reforma në drejtësi është e kapur dhe SPAK është vendosur në rrjet nga ministri i Brendshëm.

“Kemi parë vrasje makabre, ekzekutime me snajper, grabitje dhe rrëmbime në Elbasan, Vlorë, e kudo dhe shteti nuk funksionon dhe bën show.

Ky Parlament është i kapur njëlloj si policia politikem reforma në drejtësi dhe institucionet e tjera të vendit. Shikoni reformën në polici, e cila drejtohet nga një zonë që e ka bashkëshortin pjesë të strukturave të policisë”, tha Maliqi

Ai tha se nuk një drejtësi për 51 viktimat e shkaktuar nga tërmeti.

“Mbështes lëvizjen e Presidentit të Ilir Meta, i bëj thirrje që t’i bashkohen protestës së 2 marsit, por me një kush që protestat e tjera të jenë të qëndrueshme, dhe jo siç kanë qenë deri më tani.

Meta ka qenë student i dhjetorit, pavarësisht se i shërbeu PS-së dhe majmjes së individëve dhe figurave që nuk e meritonin”, tha Maliqi.

Ai u bëri thirrje punonjësve të policisë që të distancohen nga qëndrimet politike të qeverisë, pasi ata që do të ngrihen në protesta kanë si synim mbrojtjen e Kushtetutës.

“Më 2 mars të ngrihemi për fatet e vendit, zgjidhja e vetme mbeten zgjedhjet e parakohshme të lira dhe të ndershme”, tha Maliqi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here