“Të gjithë në mbrojtje të Kushtetutës!”

0
103

Nga Agim Nesho

 

Kur baballarët e kombit krijuan Kushtetutën Amerikane, një grua pyeti Benxhamin Franklin se cfarë modeli qeverisje kishin zgjedhur. “Republikë – tha Franklin, nëse ju mund ta mbani.” Shqetësimi i tyre qëndronte në mbrojtjen e shtetit dhe republikës nga arroganca e mazhorancës.

Shqipëria, që me revolucionin demokratik të 90-ës idealizonte perëndimin dhe sistemin Amerikan të qeverisjes. Por ndërsa amerikanët mbetën të vendosur dhe të përgjegjshëm në mbrojtje të vlerave të democracisë, shqiptarët mbeten peng të psikologjisë lindore të pranimit të pagabueshmërisë së liderit, autoriteti i të cilit dominon.

Shqipëria gjithmonë e më shumë po shket në një regjim autokratik dhe jo- liberal ku shteti ligjor gjithmonë e më shumë është vënë në funksion të interweave oligarkike të një pakice që dominon pushtetin politik. Balancat e pushtetit janë prishur, institucionet e shtetit janë kapur, parlamenti është një shtojcë e ekzekutivit, nuk ka as transparencë dhe as llogaridhënie. Thjesht nuk ka as republikë dhe demokracia vegjeton imagjinare.

I vetmi institucion i pavarur që po reziston është institucioni i Presidentit të Republikës. Beteja e fundit ishte kapja e drejtësisë. Veprimi i fundit i regjimit për të kapur Gjykatën Kushteuese nuk është një luftë midis Presidentit dhe Mazhorancës së kapur të regjimit. Ajo është fillimi i instalimit të një shteti autoritar që kërkon të mbrojë interesat e tij duke kapur drejtësinë nëpërmjet ndryshimit të Kushtetutës. Kushtetuta mund të jetë një ‘letër’ që mund të griset shpejt, por bashkë me të prishet kontrata sociale me popullin dhe e ardhmja që ai ka zgjedhur.

Sot Ilir Meta nuk është vetwm Presidenti i Republikës që është garant i mbrojtjes së Kushtetutës por edhe shtetari-qytetar në mbrojtje të Kushtetutës. Ai mund të ketë bërë gabime duke ndihmuar në instalimin  e këtij sekti në pushtet në 2013 apo lejuar në heshtje disbalancën e pushteteve dhe marrjen e kompetencave të institucioneve të pavarura nga ekzekutivi.

Por sot Ai është gardiani i fundit i asaj që shqiptarët duhet ta kuptojnë që përbën qëllimin e ekzistencës (raison d’etre) të së ardhmes së tyre. Kjo është një cështje thelbësore për të ardhmen e shtetit Shqiptar.

Të gjithë në mbrojtje të Kushtetutës!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here