Skandali se*sual/ Arrestohet avokati i “mësuesit”, i kërkoi nxënëses të ndryshonte deklaratat ndaj klientit të tij

0
98

Sektori i hetimit të krimit ekonomik e financiar në Policinë e Fierit vuri në pranga avokatin Niko Bega, 53 vjeç.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Fierit, avokati Bega, duke shfrytëzuar profesionin e tij si avokat, i ka kërkuar një shtetasi të ndikonte te një nxënëse, e cila, sipas policisë, duhet të ndryshonte deklaratat e saj ndaj një tjetër shtetasi, i cili ishte klienti i avokatit Niko Bega.

Nxënësja duhet të ndryshonte deklaratat ndaj mësuesit Agron Bego, që është me masën e sigurimit “Arrest me burg” për veprën penale “Ngacmim Seksual”. Ndërkohë, për ngjarjen në fjalë, Policia e Fierit ia ka kaluar materialet hetimore Prokurorisë së Posaçme. Ndërkohë, arrestimi i avokatit është bërë pas denoncimit në një emision investigativ.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here