Rrëzimi i bustit/ Reagon Basha reagon nga fb : Ta bëjmë Shqiperinë si Europa…

0
159

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka kujtuar përmes një postimi në rrjet 20 shkurtin 1991, ditë kur u rrëzua busti i diktatorit Enver Hoxha.

Basha shkruan se si 29 vjet me parë dhe sot çdo shqiptar ka ende një qëllim madhor: ta bëjmë Shqiperinë si Europa.

Postimi i plotë:

20 shkurti është dita për të kujtuar me respekt të gjithë ata studentë dhe qytetarë që shembën simbolin e fundit komunist në Europë duke rrëzuar bustin e diktatorit.
Sot ne kujtojmë me krenari duke nderuar çdo shqiptar që në 20 shkurt mposhti frikën e komunizmit.
20 shkurti eshte dita e forcës dhe e kurajos, dhe hapi i parë në sherbimin ndaj Shqipërisë së lirë dhe demokratike. Sepse çdo shqiptar, si 29 vjet me parë dhe sot ka ende një qëllim madhor: ta bëjmë Shqiperinë si Europa. #20shkurt #DiteMeTeMira

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here