Publikimi i fakteve të reja, PD: Tronditëse! Tentativa kriminale e Ramës u çmontua nga Presidenca!!!

0
86

Presidenca ka bërë sot publike provat e reja sipas saj të shkeljeve që ka shoqëruar procesi i zgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, që ka shkaktuar dhe përplasjen mes Metës dhe maxhorancës. Kreu i shtetit, Ilir Meta ka zgjedhur që provat e reja të cënimit të Kushtetutës nga kryetari i KED, Ardian Dvorani dhe jo vetëm sipas tij, t’ja lërë këshilltarit ligjor të tij, Bledar Dervishi. Menjehere ka reaguar edhe sekretari i pergjithshem i PD, Gazment Bardhi .

Postimi i plotë

Tentativa kriminale e Edi Ramës për uzurpimin e Gjykatës Kushtetuese u çmontua sot me të tjera fakte të pakundërshtueshme nga Institucioni i Presidentit të Republikës.

Qeveria e Edi Ramës me Etilda Gjonajn, Parlamenti i Edi Ramës me Gramoz Ruçin, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i Edi Ramës me Ardian Dvoranin tani janë të provuar me dokumenta zyrtarë se janë pjesë e një organizate mafioze për të asgjesuar pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese që në lindje. Me një skemë kriminale, Qeveria ka ndërmarrë veprime aktive për t’i rrëmbyer kompetencën kushtetutese Presidentit të Republikës për emërimin e një anëtari të Gjykatës Kushtetuese dhe për të emëruar aty një shërbëtore politike të Qeverisë.

Dokumentat e bërë publikë nga Presidenti janë tronditës. Qeveria boton në Fletoren Zyrtare një akt për llogari të KED-së, që sipas Kushtetutës është një institucion pa asnjë lidhje me Qeverinë. Është një tjetër akt i paprecedentë që minon ndarjen dhe balancimin mes pushteteve, shtetin ligjor dhe besimin e qytetarëve tek drejtësia, zhbën Reformën në Drejtësi dhe thellon krizën politike dhe institucionale në vend.

Fotografia e Gazment Bardhi
Fotografia e Gazment Bardhi
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here