Standard.al

Parajsa e kinemase

0

 

Nga Bardhyl Londo

Nuk e di pse filmi aq njerezor “Kinema e vjeter parajsa” me kujtoi nje fakt te trishte: kryeqyteti yne vec Mileniumit,nuk ka asnje kinema. Dikur
ne rinine tone Tirana ishte parajsa e kinemave. Kinema Partizani, nuk e mbaj mend mire a ishte edhe verore apo jo. Kinema 17 Nentori,dikur,deri ne 44 quhej Kosova(verore dhe dimerore. Kinema Republika,verore dhe dimerore. Kinema e Re, kinema Agimi, kinema Ali Demi. Nuk e di, mund te kem harruar ndonje tjeter. Por dhe kaq mjaftojne per te kuptuar masakren qe ka bere bashkia e Tiranes me kinemate, Dhe te mos harrojme se Tirana atehere ishte nje qytet 200 deri 250 mije banore. Vertet filmat ishin te pakte dhe vinin kryesisht nga Lindja por kinemate ne shume raste ishin plot nga ora 10 e mengjezit deri ne mesnate.
A do pergjigjet ndonjehere ai kryebashkiak qe i shkateroi pa meshire kinemate dhe e katandisi Tiranen kryeqytetin me te varfer ne bote: pa kinema, pa biblioteke kombetare,pa Teater Opere dhe Baleti,pa Teater Kombetar.
Per fat te keq kryeqyteti yne eshte shnderuar ne ferrin e institucioneve kombetare.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.