Maliqi: Mandati im drejt dorëzimit!!! Deputetë të ‘opozitës së re’ janë blerë nga kryeministri…

0
132

Në një konferencë për mediat, deputeti i qarkut të Beratit, Lefter Maliqi tha se mandati i tij është drejt dorëzimit. Ai u shpreh se këtë gjë e ka paralajmëruar edhe më parë, pasi bëhet fjalë për interesa të vendit. Sipas tij, shumë deputetë të opozitës së re janë blerë nga kryeministri Rama. Maliqi nënvizon se ky parlament duhet të shpërndahet sa më parë.

”Sigurisht mandati është drejt dorëzimit. E kam thënë dhe më parë se nëse mandati im i shërben demokracisë dhe fatit të vendit unë e lë. I kam thënë shumë deputetëve të opozitës që të largohemi, asnjë prej tyre nuk do sepse kanë parë interesin e tyre personal dhe ekonomik. Unë i kam kapur deputetët, që nga votimi për shkarkimin e presidentit, duke u takuar me Ballën, duke bërë pazare për komisionet hetimore. Të njëjtët deputetë, unë me zonjën Hajdari dhe deputetin Murrizi i kemi mbledhur dhe i kemi thënë që duhet të jemi në bllok, sepse ju ka blerë Rama”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here