Kolegji i ri Zgjedhor, Ivi Kaso deklaratë të fortë: Mazhoranca e përdor vettingun për presion ndaj gjyqtarëve

0
88

Sekretari për çështjet zgjedhore në Partinë Demokratike Ivi Kaso ishte i ftuar në studion e lajmeve të RTV Ora, ku foli për propozimet e opozitës për reformën zgjedhore.

Sipas Ivi Kasos, Kolegji Zgjedhor i tanishëm nuk ofron garanci për të përballuar presionin e plitikës, gjë, që sipas Kasos, ndodhi dhe në zgjedhjete e vitit 2019.

Ivi Kaso: Absolutisht jo për disa arsye. Ky vjen në vazhdën e disa propozimeve konkrete që Partia Demokratike ka bërë. Kemi paraqitur 5 paketa, kjo sot ishte paketa e gjashtë zgjidhjesh, kjo e sotmja ka të bëjë me një aspekt të rëndësishëm të procesit zgjedhor. Me atë të adresimit të problematikave zgjedhore dhe gjykimit të tyre nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme. Fakti është që Kolegji aktual Zgjedhor ka disa garanci që fatkeqësisht në letër, pasi dispozitat datojnë për një periudhë të para reformës në drejtësi. Në gjedhjet e fundit, gjyqtarët pavarësisht se kishin garanci në letër, përsëri nuk gëzonte garanci lidhur me presionin që këtyre gjyqtarëve u bëhet dhe u bëhej me procesin e vettingun, pasi mazhoranca e i ka kapur institucionet e vettingut. Me atë të tyre i bën presion gjithë sistemit. Këtë shqetësim nuk e ka vetëm opozita, por e kanë dhe ekspertët e pavarur të ODIHR-it që e evidentuan në zgjedhjete  vitit 2019. Ajo që ne bëjmë është të materializojmë një rekomandim prioritar të ODIHR-it, që thotë se mosmarrëveshjet të  për ngritjen e një gjykate të pavarur.

Më tej, Ivi Kaso u shpreh se ndërpreja e vettingut për gjyqtarët që do të jenë pjesë e Kolegjit Zgjedhor, do të jetë e përkohshme. Ai sqaroi se Partia Demokratik Propozon që të zgjerohet rrethi i kandidatëve që do të garojnë për këtë kolegj. Sipas Ivi Kasos, në proces duhet të jenë të gjithë gjyqtarët e gjykatave të apelit, dhe magjistratët që kanë mbi 7 vjet punë. Gjithashtu ai tregoi edhe arsyen pse, sipas PD, s`mund të kufizohet nurmi i kandidatëve vetëm me gjyqtarët që kanë kalaur vettingun.

Ivi Kaso: Ajo që kemi propozuar është një ndërprerje e përkohshme e procesit të vettingut dhe presionit të paligjshëm që mund t`u bëhet gjyqtarëve. Ne kemi bërë një propozim shumë specifik, që i jep përgjigje të gjitha shqetësimeve që ka ngritur ODIHR. Kemi menduar që faktin e gjykatës së pavarur ta bëjmë efektiv. Kemi menduar për të rritur numrin e gjyqtarëve, duke përfshirë të gjithë gjyqtarët e gjykatave të apelit. Kufizimi me vetëm gjyqtarët që kanë kaluar vettingun do e kufizonte numrin e kandidatëve që më pas do zgjidheshin në Kolegjin Zgjedhor.  Qëllimi i reformës në drejtësi kishte qëllim pastrimin e sistemit të drejtësisë nga elementët e papërshtatshëm. Problematika nuk është korniza kushtetuese, por se si kjo reformë u keqpërdor. Pra degradoi procesi ku maxhoranca po bën të pamundurën për të kontrolluar çdo institucion të ri. Produkti që del nga institucionet e kapura nuk do të jetë aq i pastër. 

Kolegji Zgjedhor? Ka një traditë tashmë që është materializuar në Kodin e tanishëm, ku pas përfundimeve të reformave zgjedhore që krijojnë një arkitekturë të re të sistemit, kemi dispozita transitore që parashikojnë përfundimin e mandatit të institucioneve ekzistuese. Kolegji i ri që paraqesim ne është një koncept i ri. Do të jetë Kolegji Zgjedhor Gjyqësor, që do të ketë dhe ndryshime në kompetenca dhe procedura që zëvendëson organin ekzistues. Dhe për shkak të vettingut, Kolegji Zgjedhor aktual nuk funksionon në përbërjen e tij të plotë, siç nuk funksiononte në vitin 2019. Dy prej anëtarëve të vetë, një për shak të vettingut dhe një për shkak të lejes që kishte marrë nga KLGJ, nuk mund të ushtronte funksionin e tyre.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here