Standard.al

‘Kafshatën e madhe haje, por llafin e madh mos e thuaj’, është një shprehje popullore…!!!

0

Nga: Arben Ristanni (ish-Skeretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike)

Kryetari i shtetit shqiptar, pikerisht ai qe perfaqeson unitetin e kombit, i tha fjalet e medha.

Ai publikisht theksoi se 1. Shqiperia ndodhet nen grusht shteti, 2. Shqiperia eshte duke u shpopulluar nen nje plan ogurzi dhe 3. Shqiperia eshte kthyer ne nje baze operacionale e krimit te organizuar vendas dhe nderkombetar.

Kryetari i shtetit, sigurisht qe eshte njeriu me i informuar ne kete vend dhe “fjalet e medha” te tij nuk mund, kurre se si, te kalojne ne veshe te shurdher, apo koka te zbrazura nga mendte.

Qe Shqiperia po shpopullohet kete e shohim vete, cdo dite.
Qe tonelatat e kokaines kalojne ne Shqiperi si han pa porta, e degjojme cdo dite.
Kronikat e lajmeve tregojne jo rralle, se krimi i organizuar vret e rremben diten per diell.
Jo pak, por prej tre vitesh vendi nuk ka Gjykate te Larte, nuk ka Gjykate Kushtetuese. Kryeministrin me qeverine e tij s’ka kush ia mban doren kur ben ligje per te zhvatur pronen publike me koncesione e p.p.p. S’ka kush e kontrollon kur nxjerr ligje speciale dhe krijon organizma represiv me VKM.
Parlamenti eshte ne gjendje antikushtetueshmerie sepse nuk ka numrin kushtetues te deputeteve.

Kryeministri ka cdo pushtet qe i do qefi ne kete vend dhe nje zot e di pse nuk e shpall veten edhe mbret. Kush mund ta pengoje?

Keto dhe shume te tjera i sheh kushdo, por a jemi nen grusht shteti?

Grushti i shtetit eshte shkarkimi antikushtetues i autoriteteve shteterore nga pjese te ekzekutivit.

Duke pare kete perkufizim kuptohet lehte qe nuk eshte vetem ushtria, apo institucionet e dhunes qe mund te bejne grusht shteti, por cdo organ shtetror qe ne menyre antikushtetuese shkarkon nje autoritet tjeter shteteror.

Demokracia si sistem, nen rregullat e te cilit, kemi vendosur te jetojme, eshte ne rrezik.

Hame kafshaten e madhe, apo themi llafin e madh, kjo ka te beje me secilin nga ne, individualisht. Veprimi i mire ne dobi te shoqerise eshte ajo qe pritet nga secili.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.