Duka: Duhet të ketë zgjedhje të parakohshme! Me gjithë keto probleme…

0
128

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka teksa ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Aktualitet” në televizionin Fax News ka folur për situatën e krijuar mes institucioni të presidenit dhe mazhorancës duke thënë se vetëm Presidenti i ka ngelur pa marrë.

Sipas aleatit të opozites e gjithë përplasja po bëhet për këtë gjë pasi ka të gjitha Bashkitë e vendit dhe gjithë pushtetet e tjera.

Sa i përket situatës në vend ai tha “se është mirë që të ketë zgjedhje të parakohshme, por vetëm deshira nuk mjafton dhe për këtë arsye opozita po punon për këtë gjë”.

Duka iu referuar historisë Duka tha “se pushtetarët që akumulojnë shumë pushtet bien më shpejt”.

Me gjithë keto probleme që janë opozita duhet të japë alternativen e saj dhe ne po punojmë për këtë.

Gjatë bisedës Duka nuk la përmendur edhe deklaratën e kryeministrit për ish-kryetarin e bashkisë Durrës Vangjush Dako ku Rama tha se ai ishte miku i tij i përjetshëm, edhe nëse ky i fundit shkon pas hekurave.

Sipas Dukes ishte një deklaratë e nxituar dhe që binte ndesh me Departamentin e Shtetit pasi vetëm pak kohë më parë u tha se i është refuzuar viza për në Amerikë ish-kreut të bashkisë Durrës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here