Dita e katërt e grevës, naftëtarët e Ballshit: Heshtja e shtetit deri në këto momente do të thotë…

0
82

Naftëtarët e Ballshit sot janë në ditën e katërt të grevës së urisë, por pas refuzimit edhe të ujit, gjendja e tyre shëndetësore është përkeqësuar.

Naftëtarët kanë deklaruar mëngjesin e sotëm se do të vijojnë të mos pranojnë ujë dhe ndihmë mjekësore deri në plotësimin e dy kushteve, marrjen e pagave dhe rifillimin e punës.

“Duam paratë. Këtu kanë ardhur kompani dhe në fund të çdo viti ata ndërronin emrat. Kjo lojë ka disa vite. Ikën 2 vjet nuk morëm lekët, sollën një kompani tjetër dhe u katandisëm në këtë gjendje.

Punëtorët e kuptuan vonë, heshtja e shtetit deri në këto momente do të thotë që ne jemi të braktisur deri në themel. Uzina e Ballshit duhet të punojë”, shprehet një prej naftëtarëve.

Rafineria e Ballshit e administruar nga kompania “Tosk Energji” është mbyllur që në muajin shtator.

Naftëtarët dolën disa herë në protestë në Fier, ku kërkuan që të merrnin pagat e tyre, por u dëgjuan nga autoritetet. Janë më shumë se 800 punëtorë që kanë mbetur pa punë.

Bankers në një reagim pas mbylljes së rafinerisë, e ka hedhur fajin tek ‘Tosk Energji’, ku u shpreh se kjo kompani ka shkelur disa herë kontratat çka e ka vënë atë në pozitë të vështirë për sasinë e naftës gjendje e cila ka kaluar më pas për eksport.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here