Zbulohet varri masiv i kohës së murtajës në fshatin anglez

0
155

Mbetjet e 48 personave, duke përfshirë ato të 21 fëmijëve, u zbuluan në një varr masiv të murtajës së zezë në Thornton Abbey, sipas një studimi të fundit.

Në më pak se dy vjet, murtaja e zezë mori jetën e gati gjysmës së njerëzve në Angli. Varret masive në qytetet e mëdha të Anglisë mesjetare tregojnë se sa i madh ka qënë numri i tyre. Por, der më tani, komunitetet e vogla rurale nuk dihej se kishin kaluar të njëjtën situatë.

48 trupat e gjetur në varrin masiv u varrosën me kujdes në vende të veçanta, pas zbulimit gjatë studimit.

Individët ishin të moshës nga 1 në 45 vjeç në kohën e vdekjes, por mund të ketë pasur dhe foshnja edhe më të vogla, kufomat e të cilave nuk do t’i kenë mbijetuar kohës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here