Zbulohen detaje të reja nga mediat spanjolle/ Tone të lartë dhe debate në mbledhjen urgjente të Barcelonës, Messi po mendon largimin nga klubi??!

0
75

Ashtu siç pritej nuk ka qenë aspak e qetë mbledhja urgjente e thirrur nga presidenti i Barcelonës, Bartomeu dhe senatorëve të skuadrës pas lajmeve se klubi kishte paguar një kompani për të prishur imazhin e futbollistëve në rrjetet sociale. Lionel Messi, Gerard Piquet, Sergio Busquets dhe Sergi Roberto janë përballur me numrin një të klubit katalunjas, teksa i pranishëm ishte edhe trajneri Quique Setien. Detajet e zbuluara nga mediat spanjolle janë të ndryshme, megjithëse të gjitha bashkohen në një pikë: tonet nuk kanë qenë aspak miqësore.

foto galeri

foto galeri

Kështu, sipas të përditëshmeve madrilene, Messi dhe shokët e tij kanë kërkuar sqarime për lajmin e bujshëm të publikuar nga “Cadena Ser”. Ata janë shprehur gjithashtu, të pakënaqur për mënyrën se si po menaxhohet klubi. Nga ana tjetër, Bartomeu ka siguruar se ai dhe kupola drejtuese nuk ka dashur asnjëherë të prishë imazhin e futbollistëve. Mediat katalunjase pranojnë debatet, por gjithsesi flasin për një pakt mes palëve. Pavarësisht kësaj, atmosfera nuk është aspak e qetë te Barcelona.

Mbi të gjithë, Leo Messi ndjehet i lodhur nga të gjitha përplasjet dhe akuzat e muajve të fundit, që po pasqyrohen në sezonin plotë oshilacione të skuadrës në fushën e lojës. Si pasojë, sulmuesi argjentinas nuk është më i sigurtë, se qëndrimi te Barcelona është zgjedhja më e mirë në vitet e fundit të karrierës së tij.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here