Zbardhet dëshmia e grabitësit serial/ Ja çfarë dëshmoi në gjykatë…

0
127

Grabitësi Astrit Thaçi është dënuar me burg. Kështu ka vendosur Gjykata e Durrësit në seancën për masën e sigurisë ndaj 27-vjeçarit e mbajtur sot.

Mesohet se gjatë seancës Thaçi ka shfaqur pendesë dhe avokati ka deklaruar se të gjitha grabitjet (8 të tilla në 7 ditë) i ka kryer nën efektin e lëndëve narkotike. Ai është shprehur se është penduar që kur plagosi Ramazan Terziun në zonën e Plazhit në Durrës.

“Jam i penduar. Kam abuzuar me drogat. Jam penduar që kur plagosa në plazh. Kam qenë i tronditur shumë. Jam dënuar në 2007. Bëra 7 vjet burg në Itali për grabitje”, është shprehur ai.

Sa i përket lidhjes me Adela Berishën, 20-vjeçaren që u arrestua si bashkëpunëtore prokuroria tha se kishte një muaj që e njihte dhe kërkoi arrest me burg për të dy, me justifikimin se paraqesin rrezikshmëri shoqërore.

“Adela Berishën kishte rreth një muaj që e njihte. Kanë ndenjur në hotelet dhe lokalet e Tiranës. E ka ndihmuar atë”, theksoi akuza.

Avokati Gramoz Lika deklaroi se të gjitha vjedhjet Astrit Thaçi i ka bërë nën efektin e lëndëve narkotike.
Ndërkohë vajza 20-vjeçare kërkoi të lihej e lirë duke deklaruar se nuk ka qenë në dijeni për veprimet e Thaçit. Ajo ka rrëfyer se punonte në rrobaqepësi.

“S’kam qenë në dijeni për veprimet e tij. Jam e padënuar. Jam viktimë e këtij procesi. Rrjedh nga familje e mirë”, është shprehur Adela Berisha.
Në përfundim, gjykata ka vendosur “burg pa afat” për Thaçin dhe “detyrim paraqitje” për 20-vjeçaren.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here