Standard.al

Veliaj fsheh tenderat, Bashkia refuzon transparencën për dëmet e tërmetit

0

Rreth 111 milion lekë është vlera totale e marrëveshjeve të nënshkruar pa tender paraprak nga bashkia e Tiranës për vlerësimin e dëmeve në objektet e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

I vetmi argument për kontratat me negociim ka qenë fatkeqësia natyrore, gjithçka tjetër është në mungesë të transparencës.

Kryeinspektori Mariglen Qato jo vetëm që nuk preferon të përgjigjet por ashtu si dhe më parë kryebashkiaku Veliaj, ndaj gazetarëve tregon një gjuhë aspak normale.

Mariglen Qato: Unë kam mbajtur një procedurë prishje, në bazë të vendimit të Këshillit bashkiak. Të kam thënë ligjin sesi mbahet, të kam vënë në dispozicion ligjin çfarë kam ndjekur, kaq.

Për të zbardhur sa më shumë të jetë e mundur të vërtetën e kontratave pa tender, Ora News kërkoi ndihmën e një tjetër insitucioni.

Duke qenë se përgjigjia e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit nuk kishte lidhje me pyetjet e bëra, Ora News do ti drejtohet me një kërkesë Komisionerit për të Drejtat e Informimit ku do ti kërkojë ndërhyrje për të ndikuar te bashkia e Tiranës që t’i vendosë në dispozicion akt-ekspertimet e prishjes së konvikteve.

Të vetmen përgjigje që bashkia e Tiranës jep mbi këto marrëveshje janë referencat ligjore për veprimet./OraNews

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.