Standard.al

Tragjedia në Kosovë! Zbulohet një tjetër skenar

0

 

Tragjedia e pesëfishtë në Gjilan që tronditi opinionin ditën e martë mund të ketë pasur një tjetër rrjedhë nga sa u raportua fillimisht se policja para se të vetëvritej kishte ekzekutuar prindërit dhe dy vëllezërit. 

Në rrugë jo zyrtare Klan Kosova ka mësuar se një motiv i pakonfirmuar që çoi te kjo tragjedi ishte një banesë.

Dyshohet se vëllai i madh, i cili nuk u lejua ta shesë banesën, e kishte vrarë fillimisht vëllanë e vogël, e më pas prindërit.

E shokuar nga ngjarja, dyshohet se motra police kishte ndërhyrë duke e vrarë këtë të fundit e më pas veten.

Po ashtu, jozyrtarisht mësohet se të tre fëmijët të cilët ishin mbi të tridhjetat, ishin në depresion dhe karakterizoheshin nga paqëndrueshmëria emocionale.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.