Presidenti Meta thirrje popullit: Në 2 mars kundër bandave, kundër shpopullimit. Ti kthejmë gjithçka popullit. Porosit poture të gjera

0
93

E filloje konferencen e jashtezakonshem duke kerkuar ndjese per vonesen, por me pas nxorri dokumentat e rendesishem qe faktojne grushtin e shtetit duke shigjetuar si protagonist kryeministrin Edi Rama

Fatkeqesisht jam i vetëm, por institucioni i presidentit do të jete i pamposhtur kunder ketij grushti shteti, kunder shpopullimit qe behet ne interes te nje grupi oligarkesh,

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka paralajmëruar një protestë më 2 mars. Në konferencën e sotme për mediat, Kreu i Shtetit paralajmëroi një besëlidhje me popullin dhe tha se institucionet në bulevard do i kthehen popullit. Edhe një paralajmërim për kryeministrin Edi Rama.

Pjesëmarrës në këtë grusht shteti është vetë qeveria, maxhoranca dhe ai që e quaj gjysmë parlamenti, arsyet që ju i dini dhe që është jokushtetues. Ka padyshim persona të tjerë që do të evidentohen në ditët në vijim. Çdo ditë do ketë lajme për grushtin e shtetit. Do ta marrim me qetësi çmontimin e grushtit të shtetit. Veprimet e presidentit do jenë gjithmonë në mbrojtje të kushtetutës. Sot kjo godinë është një kështjellë e vetme për fat të keq por e pamposhtur dhe e paepur për mbrojtjen e Kushtetutës. Nga data 2 mars do firmoset dekreti i parë, para popullit shqiptar në bulevardin do të lidhim një besëlidhje. Më 2 mars ju presim të gjithëve pasdite në bulevardin Dëshmorët e Kombit dhe ju japim fjalën se shumë shpejt nuk do të ketë vetëm një institucion në mbrojtje të republikës por të gjithë këta institucione që janë në bulevardin Dëshmorët e Kombit do t’i kthehen popullit shqiptar. Ata që kërkojnë popullin e presidentit në whatsapp, të porosisin poture të gjera”, deklaroi Meta.

“Ata që kërkojnë popullin e presidentit në Whatsapp, të porosisin poture të gjëra”, tha ndër të tjera Meta.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here