Standard.al

Meta ‘plas’ bombën: Rama është ideatori dhe ekzekutori i këtij grushti shteti, do mbajë përgjegjësi para popullit shqiptar

0

Kreu i shtetit Ilir Meta ka dalë sot në konferencë për të publikuar të tjera prova për atë që ai e quan grusht shteti nga qeveria. Në fjalën e tij hapëse tha se kryeministri Edi Rama është ideatori dhe ekzekutori i këtij grushti shteti dhe do jetë ai që do mbajë përgjegjësi para popullit shqiptar.

“Prova të reja të përpjekjes së gjysmë parlamentit për të hedhur hapin final për kurorëzimin e grushtit të shtetit, ju e dini që është marrë inniciativë nga disa deputetë gjoja të pavarur, por kjo është zbatim i programit politik të këshillit të ministrave e kanë marrë nga don doni.

Provë tjetër që është kryeministri ideatori, frymëzuesi dhe ekzekutori, e ai do jetë përgjegjesi i parë dhe i drejtpërdrejtë që do vijë pas triumfit të grushtit të shtetit dhe do vijë patjetër”, tha Meta.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.