Haradinaj rrëfen kujtime rrënqethëse: Trupat e shokëve të mi i mblodha me batanije sepse ishin djegur nga predha…

0
121

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj rrëfen kujtime nga lufta kundër ushtrisë serbe, ngjarje që kanë shënuar jetën e tij. Haradinaj e nis me një kujtim, ku tregon nisjen e luftës frontale në Deçan, që sipas “Rambos” ishte një nga epiqendrat e luftës.

Haradinaj: Kosova nuk është vetëm vetvetja, por e gjithë bashkëkombasve. Rruga jonë për liri ka pasur sakrificë të madhe, një pjesë e tyre janë dëshmorë. Me disa prej tyre jam rritur. Historia e kësaj vendvarreze është se në gusht të vitit 1998, tre bashkëluftëtarë të mij janë vrarë këtu në shkollën e fshatit. Kur mbyllëm ditën e luftimit nuk munda t`i lija trupat e tyre ashtu dhe shkova i mblodha me batanije sepse trupat ishin djegur nga predha. I kemi mbledhur, dhe i kemi sjellë këtu. Nga trupt e tyre dilnin insekte, të cilët mu ngjitën e mua. Pasi i solla trupat te varreza, kam vrapuar drejt lumit të lahem. Këtu ku ndodhemi ka qenë një nga epiqendrat e luftës. Këtu ka filluar në 24 mars 1998 lufta frontale dhe ka zgjatur deri në qershor./oranews

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here