Haradinaj liston disa nga “fajet” e qeverisjes së tij: Nuk shantazhohem nga Haga, është mbyllur tashmë

0
97

Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj u shpreh se nuk mund të shantazhohet nga gjykata ndërkombëtare e Hagës. Ai tha se kjo gjë është mbyllir tashmë.

Haradinaj: Keni frikë nga Gjykata ndërkombëtare? Një nga të arriturat e dorëheqjes time, u kemi hequr mundësinë për të na shantazhuar. Ata mund të shantazhojnë qytetarin Ramush Haradinaj, por jo më Kosovën.

Duke folur për arritjet e qeverisjes së tij, Haradinaj i quajti disa nga ato si “faje”. Ai përmendi disa nga “fajet” e qeverisë, si pavarësinë energjetike, krijimin e Ushtrisë, rritjen e pagave në sistemin e drejtësisë, policisë etj.

Haradinaj: Unë kisha një mëngjes rreth dy orë me sekretarin Pompeo. Nuk mund tu bësh ligjërata këtyre njerëzve. Si ka mundësi, Zoti. Pompeo zgjodhi të rrinte në tavolinë me mua, që nuk kisha post publik, që kishte refuzuar të hiqte taksën. Unë i kam bërë disa “faje”. Ne kemi pavarësuar energjitikisht Kosovën. Edhe jemi të pavarur energjitikisht. Ne kemi përvetësuar të gjitha resurset e brendshme. Të gjitha këto që kemi bërë ne, janë bazament për këtë qeveri. 

Çështja ligjore nuk është një proces i lehtë. Kemi forcuar gjyqësorin shumë. Paga e një gjyqtari tek ne është 2000 euro. Paga e policit mbërrinë deri në 1000 euro. Kemi forcuar Ushtrinë, Inteligjencës. Të gjitha institucionet e ligjit punojnë me dinjitet. Shpresoj shumë që pushtetarët të jetojnë prej pagës. Kjo dëshira për të mashtruar qytetarët me disa simbolika është praktikë në të gjithë botën. /oranews

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here