Berisha akuza të forta Ahmetajt: Ka groposur para, ky hajdut do të menaxhojë fondet e rindërtimit

0
199

Ish-kryeministri Sali Berisha komentoi Konferencën e Donatorëve të mbajtur dje në Bruksel. Ai hodhi akuza të forta ndaj Ministrit për Rindërtim Arben Ahmetaj, të cilin e akuzoi se ka “groposur” para të vjedhura.

Nuk mund të ndalem pa thënë se, jashtë euforisë së madhe jam 100% i sigurt se shumë shpejt do të jetë zhgënjimi i madh për këta qytetarë. Më vjen keq që bëjë këtë kasandër. Së pari sepse ndërmjetësi i këtyre donacioneve është një grup hajdutësh. Dy figurat kyçe janë hajdutët më të mëdha qeveritarë pas Edi Ramës, Arben Ahmetaj, që thuhet se ka të groposur kazanë të mëdhenj me euro.  

I dyti, hajduti i heshtur një Artan Agolli, që ka marrë tani këtë fondin. Ai është një lukuni i papërmbajtur. Një pjesë e fondeve do të shkojnë drejt Agollit. Ai vjedh 24 orë në 7 ditë për Edi Ramën. Dje përfaqësuesi i SHBA tha se do japim 5 milion dollarë për Akademinë e Transparencës. Kjo do të thotë se do ti japim për kapur hajdutët. Kjo ndodh në Shqipëri dhe me meritë. Është absotulisht e domosdoshme dhe unë e përshëndes këtë vendim të qeverisë amerikane. Ata deklaruan se paratë tona do kenë synim transparencën e këtyre parave“, u shpreh ndër të tjera ish-kryeministri Sali Berisha./Ora News

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here