SKANDAL/ Qeveria nuk i jep leje mjedisore, por i derdh 20 milionë euro inceneratorit të ortakut të Blushit

0
75

Shoqërisë së Klodian Zotos, që do të ndërtojë inceneratorin e Sharrës, i është refuzuar pajisja me leje mjedisore nga nga shteti dhe çuditërisht, po asaj i janë derdhur në llogari 20 milionë euro nga shteti. Një denoncim i fortë i kësaj afere të dyshimtë korrupsioni në nivelet e larta të qeverisë është bërë sot me detaje, nga tre politikanë të opozitës, Lealba Pelinku, Abi Malltezi dhe Jorida Tabaku në Facebook. Së fundmi, portali CNA ka zbuluar se Zoto është ortak në një kompani me bashkëshorten e gazetarit Ben Blushi, noteren Eva Blushi.

INCENERATOR PA LEJE MJEDISORE, POR ME ARKËN PLOT

Shoqërisë “Integrated Energy BV” SPV, partnere private në partneritetin publik privat me objekt “Ndërtim landfilli, inceneratori dhe rehabilitimi i venddepozitimeve ekzistuese Tiranë dhe prodhimin e energjisë elektrike” (Inceneratori i Sharrës), përfituese deri më sot e 20 mln Euro, i është refuzuar pajisja me Lejen e Mjedisit e tipit A për incenerimin e mbetjeve të rrezikshme dhe për landfillin e mbetjeve (D1).

Arsyet e refuzimit janë të shumta dhe japin një panoramë të seriozitetit të shoqërisë në fjalë, të cilës i është besuar incenerimi i mbetjeve të Tiranës, kundrejt një fature të rëndë për arkën e shtetit.
Ky i fundit duket si po ndeshet për herë të parë me projektin për të cilin e kualifikoi dhe lidhi kontratën e partneritetit publik privat, më saktë kontratën e financimit të partnerit privat Klodian Zoto dhe gjithë kush rri pas e anash tij.

Kështu, mungon raporti mbi gjendjen e mjedisit, i cili duhet hartuar dhe paraqitur pas përfundimit të punimeve të instalimit të impiantit të djegies së mbetjeve të rrezikshme.

Më e rëndësishmja është se vetë operatori pranon që objekti i incenerimit të këtyre mbetjeve ende nuk është instaluar e rrjedhimisht nuk disponon leje/licenca/autorizimet përkatëse. Por nga ana tjetër operatori kërkon leje mjedisore për këtë objekt ende të painstaluar.

Operatori është ende i paqartë lidhur me llojin e mbetjeve që do të incenerojë: të rrezikshme apo të parrezikshme. Nga njëra anë deklaron se mbetjet që do t’i nënshtrohen incenerimit janë jo të rrezikshme, nga ana tjetër lejen mjedisor e kërkon për instalim mbetjesh të rrezikshme.

I paqartë mbetet fati i filtrave që shërbejnë për kapjen e dioksinave që gjenerohen nga inceneratori. Kujtojmë këtu rëndësinë e realizimit të asgjësimit të tyre. Dy janë versionet e dhëna nga vetë operatori aplikues: 1) Këto filtra futen përsëri në procesin e djegies më anë të incenerimit; 2) mbetjet e shtresave të filtrave dërgohen në lendfill. A e ka të qartë operatori se çfarë do të bëjë me këto filtra apo shtresat e mbetjeve të tyre?

Operatori duket të ketë paqartësi lidhur me mënyrën e gjenerimit të skorjeve si dhe pamundësinë që ekziston për të përdorur mbetjet e gjeneruara nga incenerimi i mbetjeve urbane për shtrimin e rrugëve, sikurse deklaron vetë operatori.
Impianti i trajtimit të ujit jo vetëm që ende nuk është ndërtuar, por vazhdon të jetë në fazë studimore.
Pavarësisht kësaj, operatori kërkon leje mjedisore për impiantin, i cili nuk mund të vendoset në funksionim pa u ndërtuar e gjithë infrastruktura e nevojshme për funksionimin e tij. Impianti i trajtimit të ujrave është i domosdoshëm për vënien në punë të impiantit të djegies.

Akoma më e gjatë lista e arsyeve për refuzim të lejes mjedisore për landfillin (D1):

Mungon plani i monitorimit dhe raportimit si dhe i gjendjes së mjedisit në përfundmim të punimeve;

Operatori deklaron se landfilli ende nuk është ndërtuar;
Ka pasaktësi lidhur me mënyrën e gjenerimit të mbetjeve të deklaruara si skorje;

Mospërputhje të mënyrës së menaxhimit të mbetjeve që gjenerohen nga inceneratori dhe atyre që kërkohen të depozitohen në lendfill;

Trajtimi i mbetjeve të hirit (mbulim me material inert të trashë) nuk është në përputhje me rregullat që kanë lidhje me shmangien e ndotjes nga mbetjet e rrezikshme dhe ujërat e ndotura më përmbajtje të lëndëve të rrezikshme,
Emërtimet e kodeve të mbetjeve të pasakta;

Mungon deklarimi mbi të dhënat e shkarkimit të biogazit;
I papërcaktuar qartë tipi i lendfillit për të cilit kërkohet leja: lendfilli do të jetë në funksion të mbetjeve të hirit që nuk dekompozohen dhe nuk kanë përbërje të mbetjeve organike?

Transporti i hirit, landfillimi i mbetjeve të tij nuk është në përputhje me VKM nr. 452/2012 “Për lendfillet e mbetjeve”;

Operatori nuk ka dhënë informacion mbi metodat dhe proceset e depozitimit të mbetjeve të hirit dhe kodeve të mbetjeve që gjenerohen nga inceneratori i mbetjeve;

Etj., etj…..

E megjithatë shteti vazhdon të jetë i rregullt me pagesat në favor të partnerit të tij privat, Klodian Zoto & Co.

Lealba Pelinku Abi Malltezi Jorida Tabaku

No photo description available.
Image may contain: text
No photo description available.
Image may contain: text
No photo description available.
No photo description available.
No photo description available.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here