Shpërthen Sazan Guri për ndërtimet e HEC-eve: Nuk kanë të ngopur, kerkojmë pezullimin, “Duan të marrin edhe shurr*n e kalit”,

0
118

 

Banorët e zonës së Zall-Gjoçajt kanë qenë të pranishëm ditën e sotme në seancën gjyqësore e cila u zhvillua pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë në Tiranë, kundër kundër ndërtimit të HEC-eve në lumenjt Seke dhe Zajs, që rrjedhin në parkun kombëtar Zall-Gjoçaj.

Seanca u shty për shkak se mungonin avokatët e firmës, ndërkohë që ishin të pranishëm avokatët e banorëve, ku sipas tyre punimet në zonë të mbrojtur janë në çdo rast të palejueshme dhe duhet të veprojnë organet administrative.

Ambientalisti Sazan Guri u shpreh se ky gjyq do të fitohet pasi banorët janë me të drejtën e tyre, ndërkohë që shtoi se do të kërkojnë menjëherë pezullimin e punimeve.

“Seanca e sotme ishte seancë pune, gjyqtarja mblodhi të gjitha dokumentat nga palët e paditura. Gjyqtarja dhe të gjithë ne do të jemi të përgatitur për të kaluar në procesin e gjykimit në themel. Seancat kanë qenë të humbura, por ky është një gjyq maratonë. Ky gjyq duhet të kalojë në favor të banorëve për faktin se banorët kanë të drejtën e tyre. Ku keni parë që uji i lumit merret dhe çohet në një vend tjetër. Ky gjyq është i fituar! Kemi një besim të plotë, në pjesën e gjyqtarisë. Ne duam të drejtën, nuk kerkojmë për të mbrojtur komunitetin, por të drejtën. Duan ta shtyjnë këto procesin, por jo duhet ta hedhin poshtë. Do të kërkojmë pezullimin e menjëherëshëm. Këta nuk ngopen, edhe urinën e ujkut dhe deles duan ta marrin. Edhe shurr*n e kalit dhe duan gjoja ta bëjnë energji.”- u shpreh ambientalisti.”- u shpreh Sazan Guri.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here