Përplaset makina e policisë me të burgosur, arrestohet shoferi, ja kush janë pesë të plagosurit

0
109

Është arrestuar shoferi i furgonit të drejtorisë së Burgjeve, Hysen Hasa, i cili në aksin Tepelenë- Mallakastër, në afërsi të fshatit Qesaratë, përplasi mjetin e policisë me një mjet tjetër dhe si pasojë makina e policisë përfundoi brenda një byrektoreje.

Policia njofton se në këtë aksident janë plagosur, Julian Rexhep Verbofshi, punonjës policie, Fatmir Caushi, i paraburgosur, Razit Halili, i paraburgosur, si dhe dy drejtuesit e mjeteve Hysen Hasa dhe Sulejman Shehu.

Njoftimi i Policisë:

U arrestua në flagrancë shtetasi Hysen Hasa, banues në Tiranë, si dhe u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasin Sulejman Shehu, banues ne Anëvjosë, Memaliaj.

Kjo pasi rreth orës 08:10, në aksin rrugor Krahës–Tepelenë, në vendin e quajtur Qesarat, shtetasi Hysen Hasa duke drejtuar mjetin tip “Hyunday”, me targa AA306UN, në pronësi të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, me të cilën punonjësit e policisë së burgjeve kryenin transportimin e dy të paraburgosurve nga Tirana për në Sarandë, është përplasur me mjetin tip “Benz”, me targa AA512LM që drejtohej nga shtetasi Sulejman Shehu, ku gjatë përplasjes ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe ka dëmtuar kioskën e shtetasit Nebi Zeqaj, banues në Qesarat.

Nga përplasja e mjeteve janë dëmtuar shtetasit Julian Rexhep Verbofshi, banues në Tiranë, punonjës policie i Dr.Burgjeve, Fatmir Caushi, i paraburgosur, Razit Halili, i paraburgosur, si dhe dy drejtuesit e mjeteve Hysen Hasa dhe Sulejman Shehu, të gjithë jashtë rreziku për jetën.

Shtetasi Julijan Verbofshi u transportua për në Spitalin e Traumës për mjekim më të specializuar, dy të paraburgosurit pasi morën mjekim në Spitalin Rajonal në Gjirokastër dolën të shoqërua nga punonjësit e burgjeve ndërsa shtetasit Hysen Hasa dhe Sulejman Shehu ndodhen të shtruar në Spitalin Rajonal “Omer Nishani”, në Gjirokastër.

Ditën e djeshme, një furgon i Drejtorisë së Burgjeve të Tiranës, që transportonte dy të burgosur, u përplas me një makinë dhe doli jashtë rruge, ku përfundoi brenda një byrektoreje.

Në këtë aksident u plagos, Julian Verbosha, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën dhe u lënduan lehtë dy të burgosurit dhe shoferët e mjeteve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here